Kusarth\Elbasan: 30 familje vazhdojne te pijne uje te pijshem nga puset

  30 familje në fshatin Kusarth ,njësi administrative Bradashesh  në Elbasan  vazhdojnë të pijnë ujë të pijshëm nga puset e ndërtuara prej

Përmbarimi/ Sekuestro ndihmës ekonomike. Organizata është e paligjshme.
Statistika shqetësuese në psikiatri: Shkodër 6287 persona të shtruar gjatë një periudhe 10-vjeçare
Belësh Elbasan/Banorët bileta e autobusit e shtrenjtë

 

30 familje në fshatin Kusarth ,njësi administrative Bradashesh  në Elbasan  vazhdojnë të pijnë ujë të pijshëm nga puset e ndërtuara prej tyre vite më parë. Sipas banorëve ato janë pjesë e lagjes  “Ballaj”.  Ndërmarrja e ujsjellësit i ka kryer punimet  për ndertimin e ujsjellësit  8 vite më parë . Janë mundur të furnizohen me ujë të pijshëm vetëm shtëpitë e para të fshatit. Banorët qe pijnë ujin e pusit pohojnë se e klorojne vetë atë  për t’u mbrojtur nga bakteret  dhe ndotja e tij .

  • Uje nuk kemi vetëm me puset që kemi bërë vetë . Kanalizimet ujsjellësi i ka bërë, por ujë të pijshëm nuk ka , mundohemi i  fusim klor vetë . Nenuk kemi patur ujë fare këtu që kur ka qënë fabrika,që mershim me anë të fabrikës ujë,u mbyll fabrika ska ujë të pijshëm.
  • Kemi puset, por për të pirë shkojmë deri në Librazhd mbushim. Ka vite që janë bërë pusetat ,por ujë nuk ka.Ndërprerja e ujit të pijshëm në këtë lagje ka ndodhur   kur u bë shkëputja e rrjetit nga fabrika e çimentos uji  i  pijshëm që përdorte kjo fabrikë   perdorej nga familjet e fshatit  Kusarth, tashmë që kjo lidhje është ndërprerë 30 familje në lagjen Ballaj është ndërprerë. Banorët janë të detyruar  të përdorin ujë të pijshëm  nga  puset  që  kanë  në oborret e tyre. Të gjithë premtimet  e  bëra  për  ta sjellë ujin e pijshëm në rubinetat e tyre   të  pakënaqur banorët shprehen të zhgënjyer.

COMMENTS

WORDPRESS: 0