Kur sëmundja dhe varfëria bëhen një!

Kur sëmundja dhe varfëria bëhen një!

Eurostat: Shqipëria me tkurrjen më të madhe të popullsisë
Rekord divorcesh: Ja ku renditet qyteti i Elbasanit
Mentaliteti , zakonet, dhe varfëria “mikeshat” e grave të Periferisë

Nga: Sindorela Sollaku

Duke mos mjaftuar varfëria e cila ka mbërthyer që në lindje familjen Sadiku, tanimë ajo përballet dhunshëm me një realitet të trishtë.Erlindi i vogël katër vjeçar vuan nga encefalopatia sëmundja e cila ka vendosur ti marrë jetën dalëngadalë pa dhembje por në të njëjtë kohe pa shpresë. Kur vetëm ditën e djeshme familjarët janë vënë në dijeni qëdjali ka regres dhe qënuk pritet asnjë llojë përmirësimi.Do të ishin ulje-ngritjet e njëpasnjëshme te temperaturës çka do të benin që prinderit ti drejtoheshin spitalit të Elbasanit e pa gjetur zgjidhje udhëtojne drejt Tiranës. Atëherë Erlindi vetëm shtatë muajsh, qëndrimi ne koma për 8 ditë e të shoqëruar me lajmin nga mjeku për vrastaritetin  që qëndron ne kokë e përndjekja ditë pas dite do të godiste të afërmit.Përshtatja  e sëmundjes me kushtet e jetesës vështirë të shtyhej, por përfitimi me të drejtë I kemp-it të kategorisë  së parë e pagesa ndaj kujdestarit, bën që  faktori varfëri  të mos ndihej disi.Palëvizshmeria totale e trupit, verbëria, dridhjet e shpeshta e të tejzgjatura,  vështërsia në frymëmarrje, mos ushqyerja e duhur ,dhënia me shiring e ujit,shqetësimi për pirjen e ilaçeve në kohën e në mënyrën e duhur, e pelenat e ndëruara katër herë në ditë. Kjo pra është jeta e Ilirit dhe Elizabetës prej më shumë se tre vite,që ndahet mes kosheve  të mbeturinave e kujdesit ndaj djalit  dhe vajzës Ejonës. E ëma mes fjalëve të pakta nga e qara e zënë në grykë, kërkon ushqimin  specific  si dhe nje karroce adapte.Ndoshta nuk mund të ndryshojmë fatin ,por a mundemi ne te plotësojmë nevojat bazike te Erlindit të vogel?

COMMENTS

WORDPRESS: 0