Kur sëmundja dhe varfëria bëhen një…

Kur sëmundja dhe varfëria bëhen një…

Si të mos mjaftonte varfëria e cila qëndron e ulur këmbëkryq, Erjola 8 vjeçare ka probleme shëndetësore. Formimi i qeskës në zgavrën e barkut e pre

Vlera që lojtarët dhe Federata e Francës ka fituar nga triumfi në Botëror
Shembull qytetarie/ Pogradecari gjen portofolin plot me euro dhe e dorëzon të paprekur
Apeli i prindërve: Mësuesit ndihmës të pa specializuar

Si të mos mjaftonte varfëria e cila qëndron e ulur këmbëkryq, Erjola 8 vjeçare ka probleme shëndetësore.

Formimi i qeskës në zgavrën e barkut e preokopimet në gryk, duhet që vajza ti nënshtrohet ndërhyrjeve operacionale.

Banesa e tyre është e papërshtatshme për banim, mungesa e ushqimeve si e pamundësia për të vizituar fëmijën e sëmurë vret shpirtin e babait.

Pa pyetur për problemet e zemrës që vetë ai ka. Agimi duhet të kujdeset e edukoj i vetëm fëmijët e tij, pasi para 1 viti e 8 muajsh e ëma braktisi Erjolën dhe Bajramin e vogël.

“ Mami iku e na la”,- tha Erjola.

Figura e nëna Hajries nuses së xhaxhait i motivon, e ajo ndër lotë tregon mjerimin e tejskajshëm të të afërmëve.

Pjesa më e bukur për vogëlushët është shkolla bëjnë detyrat, mësojnë e më pas luajnë.

Por edhe me të kanë hasur vështërsi, pamundësia për të blerë librat e materialet e nevojshme shkollore i ka vënë në siklet.

Agimi është ndjerë i detyruar të marrë hua për t’ia blerë fëmijëve librat.

E nëse lista e borxheve mund të arrihet shlyhet vetëm një herë në muaj.

Mardhënia prind- fëmijë ka rënë në një kompromis adekuad.

Nuk do të kërkojnë çokollata se dhemb barku, do ti blejmë për ditëlindje.

E pse të vegjël por të zgjuar pasi e dinë që babai nuk mund t’ia sigurojë fëmijëve çdo ditë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0