Kur prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta ndihen të braktisur nga shteti dhe pa asnjë përkrahje.

Kur prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta ndihen të braktisur nga shteti dhe pa asnjë përkrahje.

Çfarë shërbimesh  ofrojnë Bashkitë tona dhe çfarë përpjekjesh kanë bërë për tua lehtësuar sadopak jetën ????? Fare fare pak për të mos thëne Asgjë.

Këto janë 10 arsyet se pse Japonia është vendi më i zhvilluar në botë.
Shkolla mbaroi por këto janë detyrat e verës…
Korçë/ Nxënësit me A.K. nuk përfitojnë nga shërbimet …

Çfarë shërbimesh  ofrojnë Bashkitë tona dhe çfarë përpjekjesh kanë bërë për tua lehtësuar sadopak jetën ?????

Fare fare pak për të mos thëne Asgjë.

Të kesh një fëmijë me autizëm nuk është aspak e lehtë,por të kesh një fëmijë me autizëm dhe të jetosh në shqipëri ,është shumë e vështirë për këta fëmijë, rëndësi të veçantë kanë terapitë e ndryshme,sepse me anë të tyre ata mund të zhvillojnë ,përmirësojnë,modifikojnë aftesitë,sjelljet e tyre,mund të socializohen e të arrijnë një lloj pavarësie…

Por edhe nëse të ofrohen këto terapi nuk do të thotë që e ke mundësinë për ta shfrytëzuar,pasi kostoja e tyre është shumë e lartë dhe e papërballueshme. Për prindërit me fëmijë me autizëm nuk ka asnje lloj përkrahje nga shteti. Në vende të tjera ku ka sigurim shëndetësor,terapia individuale ABA,mbulohet nga shteti edhe sherbime të tjera po ashtu.

Mungesa e përkrahjes institucionale dhe e qendrave për trajtimin e tyre ,(atje ku ka) ua bën të pamundur trajtimin këtyre fëmijëve. Ka raste ku nënat ndërpresin punën dhe i japin fund profesionit dhe i përkushtohen fëmijës,ndryshon gjithcka për to stili i jetës,ëndrrat dhe e ardhmja është e panjohur. Këta fëmijë nuk kanë nevojë vetëm për terapi,por edhe për dieta të veçanta, për mjete dhe hapesira të ndryshme,për shërbime mjekësore të veçanta, sic është vetë autizmi, por Ministritë kopetente për këto shërbime nuk ndajnë ndonjë buxhet dhe as nuk i subvencionojnë prindërit apo qendrat atje ku ka.. Dhe në këtë situatë.  Ç’te bëjnë prindërit të cilët e kanë vullnetin për ti ndihmuar fëmijët e tyre ,por,nuk kanë asnjë mundësi financiare?

E si ja bëjnë familjet ku asnjëri nga prindërit nuk është në mardhënie pune?

Ku është mireqenia??

Vitet kalojnë ,fëmijet rriten dhe dëmi që ju behet atyre nga mungesa e shërbimeve është i parikuperueshëm.. Prindërit i marrin të gjitha përgjegjësitë sepse për ta …

Jeta e fëmijëve është mbi gjithçka por shteti duhet të jetë i pari për tju dhënë atë çka ju takon fëmijëve dhe për tju ofruar një jetë dhe një të ardhme më të mirë .!!!

Prindër bashkohuni dhe mos rreshtni së kërkuari më të mirën për më të mirën , për shpirtin e shpirtit tuaj, fëmijën tuaj… 

COMMENTS

WORDPRESS: 0