Kur gjykatësit më të lartë thonë gjëra të pavërteta  për romët : Nga Adam Weiss

Kur gjykatësit më të lartë thonë gjëra të pavërteta për romët : Nga Adam Weiss

Roma europian ERRC

Shmangia e teknologjisë në fëmijërinë e hershme dhe të vonë…
“Inkubatori i Identitetit të të Rinjëve Egjiptianë”
Thatësirat në qarkun e Elbasanit. Ja çfarë po ndodh me të mbjellat

Kam takuar disa romë dhe egjiptianë të cilët janë optimistë për të shkuar në gjykatë. Kjo nuk është ndonjë gjë për tu çuditur. Gjykatat kanë bërë pak për të ndryshuar jetën e romëve dhe egjiptianëve. Dhe disa gjyqtarë janë  racistë.

Por ky nuk është një shkrim në lidhje me gjyqtarët  racistë. Po shkruaj për një lloj gjyqtari tjetër: gjykatësit progresivë që thonë gjëra të pavërteta për romët dhe egjiptianët dhe bëjnë aq shumë dëm në imazhin e gjykatave si një institucion në të cilin ata përballen.

Kam dy shembuj. Dy gjyqtarë që kanë më shumë njohuri dhe  që kanë rol të rëndësishëm, kanë thënë  gjëra të pavërteta rreth romëve dhe që është një turp në sistemin e drejtësisë që ata shërbejnë.

Baronesha Hale e Richmond (Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar)

Zonja Hale është e vetmja  femër (gjyqtare) e Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar dhe gruaja e vetme që ka shërbyer ndonjëherë në gjykatën më të lartë të Britanisë së Madhe (e cila dikur quhej Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Lordëve). Mirëkuptimi dhe njohuritë e z. Lady Hale mbi ligjin kundër diskriminimit, të drejtën familjare dhe të drejtat e njeriut e bëjnë atë një frymëzim ndaj avokatëve në vendin e saj që duan të arrijnë drejtësinë shoqërore. Vitin e kaluar, Zonja Hale ka dhënë mendimin e saj në një rast  për fëmijët që ishin marrë nga prindërit e tyre dhe ishin në kujdesin shtetëror. Fëmijët dhe prindërit e tyre ishin nga Hungaria dhe jetonin në Angli. Pyetja në Gjykatën Supreme ishte nëse, sipas ligjit të BE-së, rasti duhet të transferohet në gjykatat e Hungarisë ose duhet të qëndrojë në gjykatat angleze. Kjo ishte një çështje proçeduriale me pasoja serioze: gjykatat angleze i lejojnë fëmijët në kujdes që të vendosen për adoptim shumë më shpejt se shumica e gjykatave të tjera në Evropë.

Zonja Hale filloi mendimin e saj me fjalët e mëposhtme: “Prindërit janë në të 20-at e tyre. Babai është me prejardhje rome hungareze, nënë me prejardhje të përzier hungareze dhe rome.  Duket sikur fëmijët u morën për mirëqenien e tyre.

Ekziston një stereotip vicioz racist (jo, sigurisht, përmendur në vendimin) që romët i keqtrajtojnë fëmijët e tyre. Ky stereotip ushqehet në praktikën diskriminuese të fëmijëve romë duke u marrë më tepër në kujdesin shtetëror, veçanërisht në Evropën Qendrore dhe Lindore. Etnia e familjes nuk luajti rol në vendimin, i cili arriti në përfundimin se çështja duhet të qëndrojë me gjykatat në Angli. Pra, cili ishte qëllimi që të përmendet se fëmijët ishin romë ? Dallimi  mes “romëve hungarezë” dhe “prejardhje hungareze dhe rome” është veprim  racist dhe shumë romë në Hungari ndjehen të ofenduar.

Gjyqtari Serghides (Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut)

Gjyqtari Serghides është një nga 47 gjykatësit e Gjykatës Evropiane dhe ishte një nga 17 gjykatësit në panelin e Dhomës së Madhe në një rast të quajtur Khlafia kundër Italis. Gjyqtari Serghides ka shkruar mendimin e tij në çështjen e cila ishte shumë progresive, por ai tha diçka të pavërtetë për romët në të.

Termi “ciganë” është term ofendues për shumicën , dhe gjyqtarët nuk duhet të vënë fjalë ofenduese në shkrimin gjyqësor nëse nuk ka ndonjë arsye.

Romët, si një karakteristikë përcaktuese “kërkojnë kampe”. Ka njerëz që identifikohen si udhëtarët dhe të cilët bëjnë një jetë udhëtuese dhe kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Ekziston edhe një steriotip i rrënjosur thellë, për romët që nuk kanë besnikëri, etj.

Në vitin 2016,  kemi parë njerëz që vijnë në Evropë me varkë nga Afrika Veriore dhe Turqia ose nga toka, shpesh nëpër Ballkan, është e çuditshme që imazhi i parë është i “personave që nuk janë banorë të ligjshëm  “dhe kjo gjë i vjen në mendje  gjykatësit Serghides që bëhët fjalë për romët që kërkojnë një kamp Unë mendoj se baronesha Hale ka dhënë mendimin e saj për racizmin, bazuar në atë që e kam lexuar dhe dëgjuar. Unë kurrë nuk kam lexuar asgjë tjetër nga gjyqtari Serghides, por unë jam i gatshëm t’i jap atij përfitimin e dyshimit. Unë po i akuzoj këtu për injorancën. Por injorancë me pasoja. Mënyrat e tyre të të folurit zbulojnë  ndjenjat raciste. Ata mendonin se ishte mirë të flisnin për romët në mënyrën e tyre, sepse në Evropë nuk është problem racizmi. Ne pranojmë deklarata për romët që ne kurrë nuk do të pranonim për grupe të tjera etnike. Dhe, pa dashje, kur i shkruanin këto gjëra, Baronesha Hale dhe Gjyqtari Serghides konfirmuan diçka që lexuesit  besojnë me vetëdije ose pa vetëdije për romët. Kompleks i ndërlikuar i gënjeshtrave, teorive dhe justifikimeve që formojnë një ideologji raciste.

Këtu, këta dy gjyqtarë injorantë po e përdorin shprehimisht termin “Romë” në kontekstin e shkrimit gjyqësor të menduar ndryshe, madje progressive.

COMMENTS

WORDPRESS: 0