Kuota ditore e ushqimit e ulët në spitalet e bashkive

Kuota ditore e ushqimit e ulët në spitalet e bashkive

Gramsh: Papunësia, plaga më e madhe sociale
“Objekti 85”( ish-objektet e ushtrisë) në Gramsh po kthehet në një lagje të re në qytetin e Gramshit.
Përroi i mbushur me aluvione përmbyt 15 familje rome në Gramsh

Me një vendim të posaçëm të lëshuar pak vite më parë nga Ministria e Shëndetësisë,u përcaktua dhe  kuota ditore  të ushqimit për pacientët që shtrohen për kurim në spitalet e bashkivë të qyteteve. Për spitalin e  rrethit të Peqinit, kjo kuotë u vendos 195 lek në ditë. Sipas kësaj kuote pacienti i shtruar do të ushqehej nga guzhina e spitalit vetëm për dy vakte , atë të mëngjësit dhe të drekës. Më pas darka do të mbulohej nga vetë pacienti dhe familja e tij. Sipas guzhinieres Oriola Tufa me këtë dietë ushqimore është përcaktuar supa, mishi si dhe gatime të tjëra, përfshirë këtu edhe ndonjë frut. Më pas darka i lihet në dorë  pacientit. Nga mungesa e mjekut dietolog në këtë dietë ditore ushqimi, futeshin të gjithë pacientët e shtruar pa patur parasysh sëmundjet për të cilët ishin shtruar. Nëndrejtori ekonomik i spitalit Agim Bahja thotë se norma ditore e ushqimit për pacientët ndonësë është ë ulët, ka si qëllim tju vijë në ndihmë atyre. Kuotë ditorë ushqimi të ulët kanë edhë spitalet e rretheve  Gramsh,Librazhd dhë Përrënjas.

COMMENTS

WORDPRESS: 0