Korçë/ Protestë para bashkisë për arsye se dhjetra familje rome janë pa drita

Dhjetra familje rome që banojnë në lagjen “ 4” në Korçë tek ish- konvikti i shkollës së ndërtimit kanë mbetur pa drita. Që nga dita e djeshme u ësht

LEZHË, SHKOLLA “FRAN IVANAJ” NË KUSHTE TË MJERUESHME
Përdoruesit e dronëve do të pajisen me leje nga AAC
DOMEN, SHKOLLA PA DRITA E PA UJË

Dhjetra familje rome që banojnë në lagjen “ 4” në Korçë tek ish- konvikti i shkollës së ndërtimit kanë mbetur pa drita. Që nga dita e djeshme u është ndërprerë enërgjia elektrike. Sot në mëngjes janë mbledhur para bashkisë për protestë. Thonë se janë rreth 300 vetë, mes të cilëve edhe fëmijë, që preken nga ndërhyrja e filialit elektrik. Pëllumb Nazifi, një prej tyre, tregon se me një asistencë 20 mijë lekë të vjetra në muaj nuk janë në gjëndje të paguajnë enërgjinë. Ai sqaron se pak ditë më parë janë instaluar kabinat e reja elektrike në konvikt dhe kjo ka sjellë më shumë kontroll, deri në ndërprerje të enërgjisë elektrike. Gjithashtu janë ndëshkuar me prerje të enërgjisë edhe për faturat e pa paguara për një periudhë të gjatë. Gati një muaj më parë, në ish- konviktin e ndërtimit ku janë strehuar dhjetra familje rome ra zjarrë, duke i bërë kushtet e jetesës së tyre edhe më të mjerueshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0