Korçë: Ish konvikti i shkollës së ndërtimit, zona më e ndotur

Ish konvikti i shkollës së ndërtimit në lagjen nr.4  vijon të jetë zona më problematike për  sa i takon ndotjes  në qytetin e Korçës.  Pavarësisht  se

Përfaqësues të komunitetit egjiptian dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë.
Muslimanët romë fitojnë rastin e diskriminimit kundër Malit të Zi
“Kur pleqëria të troket në derë” . Ja historia e trishtë e të moshuarit nga Durrësi.

Rezultate imazhesh për ndotjeIsh konvikti i shkollës së ndërtimit në lagjen nr.4  vijon të jetë zona më problematike për  sa i takon ndotjes  në qytetin e Korçës.  Pavarësisht  se  mbetjet hiqen nëpër fushata pastrimi, siç është edhe programi  “18 ditë në 18 lagje “, banorët që jetojnë në këtë godinë vazhdojnë të depozitojnë mbetje. Ky fenomen pranohet edhe nga vetë komuniteti, por ata fajësojnë mungesën e kontinierëve edhe pse dy kontinierë janë vendosur vetëm 30 km larg pirgut me mbetje dhe qëndrojnë bosh,pasi banorët zgjedhin ti hedhin mbeturinat në këtë pirg mbetjesh .

“Unë banoj këtu në këtë konvikt,po bej që në 1991 këtu. Nga këto plehrat po sëmuren fëmijët , ato këtu luajnë . Nuk kalohet dot vetëm nga era e rëndë. Ne vetë banorët i hedhim mbeturinat se nuk ka kosha dhe ato dy koshat që janë aty i kam sjellë unë që nga rruga,por ato rrin gjithmonë bosh”.- shprehen banorët.

Problemin e depozitimit të mbetjeve urbane,por edhe derdhjes në sipërfaqe të ujrave të zeza ,e vuajnë sidomos banorët që jetojnë pranë godinës,të cilët kërkojnë marjen e masave urgjente ,por njëkohësisht edhe gjobave nëse eshtë e nevojshme ,për personat që hedhin mbeturina në vende të paotorizuara .

“Ne nuk hapim dot dritaret, vjen bashkia  i  pastron , i  hedh këto po atë punë bëjnë”.

“Taksat  i paguajmë dhë asgjë nuk po bëhet . ato te godinës së konviktit i hedhin “.

Në stinën e verës bëhet edhe më alarmante nga prania e insekteve të ndryshme , që rrezikojnë përhapjen e epidemive. Kjo zonë është nga më të ndoturat në qytetin e Korçës ,ndërkohë që nuk ka marrë masa për zgjidhjen e problemit, as nga instancat e shëndetësisë dhe Inspektoriati i Mjedisit .

COMMENTS

WORDPRESS: 0