Konviktet e studenteve në Elbasan  në gjendje të mjerueshme…

Konviktet e studenteve në Elbasan në gjendje të mjerueshme…

NË RRITJE KËRKESAT PËR DIVORCE, NË 9 MUAJ 1671 PADI NË GJYKATËN E TIRANËS PËR ZGJIDHJE MARTESE…
Diskriminimi dhe margjinalizimi që pengojë Romët pa shtetësi në Shqipëri.
Strehimi social…

Konviktet në të cilat banojnë studentët e universitetit ”Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, prej vitesh janë lënë pas dore. 350 studentë jetojnë pa ngrohje dhe asnjë kusht minimal dhe çdo ditë hasin probleme nga më të ndryshmet, pasi konviktet nuk i janë nënshtruar asnjë rikonstruksioni.

Konviktet e studenteve në Elbasan janë në gjendje të mjerueshme. 350 studentë, mes tyre 250 vajza dhe 100 djem, janë të detyruar të jetojnë me dyer e dritare thuajse të rrënuara, ndërsa dushet në të shumtën e rasteve nuk kanë as ujë të ngrohtë. Banjot prej kohësh janë dëmtuar, por që për mungesë investimesh sa vijnë e bëhen më të papërdorshme.

“Ka goxha mungesa, mungesa kryesore është tualeti. Banjot janë pa celës“, u shpreh një studente. “Ne kërkojmë gjëra më minimale që janë krevatë dhe dyshekë, pasi janë të këqinj. Për këto jemi ankuar pranë institucioneve përkatëse, këtu pranë konviktit tonë, por që ato thonë se nuk kanë fonde dhe nuk ka se kush i mbështet ata. Gjithashtu një problematikë për konviktin tonë janë edhe tualetet, gjithashtu edhe dushet që janë tre herë në javë dhe nuk janë të mjaftueshme për të gjitha gocat”, u shpreh një tjetër studente.

Studentët detyrohen në ditë të ftohta të marrin ngrohëse nga shtëpia, pasi kaldajat e konvikteve janë prej kohësh jashtë funksionit. E ndërkohë, çmimi që paguan drejtoria e konvikteve për energjinë merr më shumë se gjysmën e shumës së mbledhur në muaj nga kuotat e studenteve, e cila është 3400 lekë. Ndonëse i është kërkuar Ministrisë së Financave shtim fondesh, kërkesa e drejtorisë së konvikteve ka rezultuar pa përgjigje. Kjo situatë tanimë e konvikteve të Elbasanit rezulton e njëjtë prej vitesh.

COMMENTS

WORDPRESS: 0