Konviktet e shkollës ë mesme në gramsh pa ngrohje

Konviktet e shkollës ë mesme në gramsh pa ngrohje

Konviktet shtetërore janë një zgjidhje më pak e kushtueshme,për prindërit e nxënësit që studiojnë larg shtëpisë,por kushtet që godinat e akomodimit of

Rritet numri i mesuesve ndihmës për nxënës me aftësi të veçanta…
LEZHË, SHKOLLA “FRAN IVANAJ” NË KUSHTE TË MJERUESHME
Muslimanët romë fitojnë rastin e diskriminimit kundër Malit të Zi

Konviktet shtetërore janë një zgjidhje më pak e kushtueshme,për prindërit e nxënësit që studiojnë larg shtëpisë,por kushtet që godinat e akomodimit ofrojnë,jo gjithnjë janë në nivelin e duhur. Në konviktin e shkollës së mesme në Gramsh janë akomoduar 63 nxënës që vijnë nga zonat rustle. Sapo përballesh me fasadën e jashtme kupton se godina ka nevojë për rikonstruksion,ose një lyerje të imtësishme. Në brendësi duket se çdo gjë shkonë mirë,por në fakt nuk është kështu. Përgjegjësja e konviktit Vera Bica,bën me dije se godina ofron të gjitha kushtet e nevojshme që ju nevojiten nxënësve,megjithëse në dhomat e fjetjes mungon ngrohja ndërsa dimri është duke trokitur. Vetë përgjegjësja shprehet: – Bashkia na I ka krijuar kushtet mirë,është munduar e mira ska fund. Ushqimi është i mirë,ngrohje kemi,sallë studimi ka. Nxēnësit janë me bursë,I jep Bashkia 63 mijë lekë në muaj,260 lekë të reja. Nga ana tjeter edhe nxënësit janë pajtuar me kushte të tilla. Madje duket se ngrohja në dhomat e fjetjes konsiderohet luks. – Kushtet nuk janë keq, por ngrohje nuk kemi. Shprehet një nga nxënësit. Të akomoduarit në shkollën e mesme në Gramsh trajtohen me bursë,kuota ditore e vendosur është 260 lekë të reja.

COMMENTS

WORDPRESS: 0