Kompanitë që marrin tendera detyrohen të punësojnë të papunët.

Kompanitë që marrin tendera detyrohen të punësojnë të papunët.

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e 26 Dhjetorit një ligj të ri, i cili përcakton mënyrën se si do të luftohet papunësia. Nisma pritet që të miratoh

Raporti i Eurostat: Për ata që jetojnë me qira në Tiranë
Fier , mungesë mjekësh: 1mjek kryen 100 vizita mjekësore në ditë
Përmbarimi/ Sekuestro ndihmës ekonomike. Organizata është e paligjshme.

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e 26 Dhjetorit një ligj të ri, i cili përcakton mënyrën se si do të luftohet papunësia.

Nisma pritet që të miratohet në sesionin e ri parlamentar të vitit të ardhshëm dhe do të prekë të dy krahët: punëkërkuesit dhe punëdhënësit.

Për herë të parë shteti fut në këtë ligj konceptin e punësimit të detyruar për kompanitë të cilat fitojnë tendera publikë.

Lista e punonjësve do t’u shkojë nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, ndërsa numri i të punësuarve që firmat do të jenë të detyruara të marrin, do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Kriter kryesor do të jetë madhësia e fondeve publike që ndërmarrjet përfitojnë dhe natyra e biznesit të tyre.

Nisma e re ligjore ofron edhe pagesa për të papunët që të marrin kurse trajnimi pa pagesë me qëllim aftësimin e tyre në tregun e punës.

Çdo ndërmarrje e madhe duhet që të paktën të punësojë një person me aftësi të kufizuara për çdo 50 punonjës që ka, e nëse kjo nuk do të zbatohet ata do të detyrohen të paguajnë 13 mijë Lekë çdo muaj.

Ligji hedh themelet për ngritjen e një institucioni të ri i cili do të zhvillojë politikat e nxitjes së punësimit, por deri në themelimin e tij, këtë detyrë do ta ushtrojë Shërbimi Kombëtar i Punësimit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0