Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi vendim/ Big Brother diskriminoi personat me aftësi të kufizuar dhe komunitetin egjiptian.

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi vendim/ Big Brother diskriminoi personat me aftësi të kufizuar dhe komunitetin egjiptian.

Big Brother Albania, shtëpia më e famshme në Shqipëri duket se nuk ndal së surprizuari publikun. Pas skandalit të imitimit të banorëve të kësaj shtëpi

DOMEN, SHKOLLA PA DRITA E PA UJË
Edi Oga / Prindër, përgatituni të fusni në dhé vajzën tuaj, dikush që nuk e njihja sot më verboi!
Jack Ma/ Arma më e fortë e njerëzimit ndaj robotëve është “Ndjenja e dashurisë”

Big Brother Albania, shtëpia më e famshme në Shqipëri duket se nuk ndal së surprizuari publikun. Pas skandalit të imitimit të banorëve të kësaj shtëpie ndaj personave me aftësi të kufizuar, kësaj here një tjetër banore ka përdorur fjalë fyese ndaj komunitetit egjiptian. Duke qënë se publiku shqiptar nuk reagoi ndaj këtyre skandaleve, aktivistja me inicialet N.L e organizatës “Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome reagoi ndaj këtyre padrejtësive duke dërguar kërkesë për mbrojtje nga diskrimini Komisioneres. Në vendimin ex officio të Komisioneres për mbrojtje nga diskriminimi kundër televizionit “Top Channel konstatohet diskriminimi ndaj këtyre target grupeve(personave me aftësi të kufizuar dhe komunitetit egjiptian). Vlen të theksohet se misioni i organizatës “Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome është lufta ndaj diskriminimit e dy komuniteteve dhe përfshirjen dhe integrimi në shoqëri. Sipas vendimit të Komisioneres, sonte në mbrëmje “Top Channel” duhet të kërkoj një falje publike në emër të personave të prekur. Mbetet të shohim sonte se çfarë do të ndodhë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0