Komisioneri/ Enti Rregullator i Energjisë (ERE) diskriminon të varfërit.

Komisioneri/ Enti Rregullator i Energjisë (ERE) diskriminon të varfërit.

​Thyejini celularët dhe rrisni fëmijët tuaj
Legalizimet , problem zonat e rendesise se veçante.
Kushte të mjerueshme në tregun e fruta-perimeve.

Para disa muajsh, 3 familje të varfëra nga qyteti i Korçës me mbështetjen e aktivistëve egjiptian dhe rom kanë depozituar një ankesë kolektive pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ndaj OSHE-së dhe ERE-së. Prej vitit 2017 familjet nuk furnizohen me energji elektrike, pasi nuk kanë mundësi ekonomike të paguajnë në advancë 22.000 lek të reja, për të lidhur kontratë të re furnizimi me energji elektrike, pasi të ardhurat e vetme familjet i kanë nga përfitimi i ndihmës ekonomike. Mos furnizimi me energji elektrike i këtyre familjeve ka vazhduar dhe gjatë kohës së Pandemisë. Pas pranimit të ankesës, Komisioneri e ka shqyrtuar dhe më datë 07.04.2020 ka dalur me vendim ku ka konstatuar:

Diskriminimin e tërthortë, për shkak të “gjendjes ekonomike”, të subjekteve ankues dhe të gjithë kategorisë të aplikantëve të ndodhur në të njëtat kushte apo kushte të ngjashme me ta, nga ana e Entit Rregullator të Energjisë (ERE).

Gjithashtu, Komisioneri në vendim ka kërkuar nga ERE të marrë masa për ndryshimin e pikës 4.3 të Rregullores “Për Lidhjet e Reja në Sistemin e Shpërndarjes 21 ”, për lidhjen e Kontratës për Furnizimin me Energji Elektrike, duke çliruar nga barra e pagesës në advancë të tarifës së lidhjes së re, për aplikantët që trajtohen me ndihmë ekonomikë dhe që ndodhen në pamundësi financiare për ta realizuar atë.

Aktivistët egjiptian dhe rom u shprehën se, ky është një vendim pozitiv për qindra familje të varfëra shqiptare, të cilat nuk furnizohen me energji elektrike për shkak të pamundësisë ekonomike. Ata u shprehën se, do të monitorojnë dhe advokojnë bashkë me familjet e varfëra për zbatimin e këtij vendimi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0