“Klientët në nevojë” në pritje të miratimit të akteve nënligjore të ligjit “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”

“Klientët në nevojë” në pritje të miratimit të akteve nënligjore të ligjit “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”

Me ardhjen e stinës së dimrit situata e familjeve të varfëra rëndohet edhe më shumë, sidomos kur ndodhen para  pamundësisë ekonomike për të paguar fat

59- vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore, shteti i mohon KEMPIN
MEDIA e POLITIKËS dhe e të PASURVE!… 
Largimi i mjekëve në drejtim të gjermanisë…

Me ardhjen e stinës së dimrit situata e familjeve të varfëra rëndohet edhe më shumë, sidomos kur ndodhen para  pamundësisë ekonomike për të paguar faturën e energjisë elektrike edhe pse vullneti i këtyre të fundit është që ta paguajnë atë. Duhet theksuar se falë reformës së marrë nga qeveria , ndërgjegjësimi për pagesën e energjisë elektrike është pozitive dhe në rritje. Njohja e statusit ”Klient në nevojë “ Ligji 43” PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE” miratuar në vitin 2015 në nenin 95/1 ka një zhvillim pozitiv për familjet , të cilat për shkak të gjendjes sociale , gëzojnë disa të drejta të veçanta lidhur me furnizimin me energji elektrike, të siguruara në raste përjashtimore , sipas përcaktimeve të këtij ligji. Gjithashtu ,ligji në nenin 108 ngarkon Këshillin e Ministrave për miratimin e akteve nënligjore ,për kriteret dhe proçedurat që duhet të ndiqen për përfitimin e statusit të klientit  në nevojë si dhe mënyrën e trajtimit të tyre. Fatkeqësisht deri më sot nuk janë miratuar aktet nënligjore përkatëse për zbatimin e këtij neni. Do të ishte e udhës nëse do të miratoheshin aktet nënligjore në zbatim të ligjit , e rrjedhimisht do të ndihmoheshin familjet e varfra shqiptare. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe të  shpresojmë se do të ketë një reagim pozitiv nga instancat përkatëse.

COMMENTS

WORDPRESS: 0