Kërkesë për ndryshimin e pikës 10, neni 24, Rregullorja “Për Zhvillim e Maturës Shtetërore 2018 … e cila ndalon rivleresimin e testeve dhe të drejtën për ankimin.

Kërkesë për ndryshimin e pikës 10, neni 24, Rregullorja “Për Zhvillim e Maturës Shtetërore 2018 … e cila ndalon rivleresimin e testeve dhe të drejtën për ankimin.

Edhe një tjetër viti shkollor po i afrohet fundit, por gjithashtu po afrohen edhe provimet e maturës. Matura, përjetohet me entuziasëm nga njëra anë,

Aktivistët kërkojnë qendra rezidenciale për strehimin e personave në situatë rruge
Të punosh a të mos punosh?
25 mijë refugjatë të mitur në Europën Juglindore

Edhe një tjetër viti shkollor po i afrohet fundit, por gjithashtu po afrohen edhe provimet e maturës. Matura, përjetohet me entuziasëm nga njëra anë, pasi nxënësit shohin një periudhe relativisht të gjatë kohe që po mbaron, por nga ana tjetër edhe me ankthe. Të gjithë ata që e kanë kaluar apo po kalojnë këtë eksperiencë, dinë se sa netë pa gjumë e sa ore në bibliotek kalojnë nxënësit duke studiuar në këto muaj… Koha, sakrifica, mundi, përkushtimi, angazhimi i kushtuar viteve të shkollës së mesme do të konkretizohet me provimet e maturës. Matura është një ndër stadet e jetës më të rëndësishëm për çdo individ, ndaj edhe presioni dhe vëmendja janë të lartë, për të arritur rezultate të mira që do të çojnë nxënësit drejt universitetit, drejt asaj që do të jetë e ardhmja.

Këtë vit duket se ankthi e presioni për maturantët do të jetë edhe më i lartë, pasi kur të përballen me atë që do të jetë rezultati final, do t’ju duhet ta pranojnë, qoftë ai i drejtë apo i padrejtë, sepse nuk do të kenë gjithsesi mundësi të ankohen apo të ri-shqyrtojnë korrigjimin. Në kuadrin rregullues të Matures Shtetërore nuk parashikohet asgjë në lidhje me procedurat e ankimit ndaj vlerësimit të provimeve. Maturantët kanë të drejtë të kërkojnë vetëm fotokopje të provimit në përfundim të provimit (neni 24, pika 9) dhe nuk mund të kërkojë rivlerësim të testit (neni 24, pika 10).

Ky është një lajm i keq që na vjen nga rregullorja e miratuar nga MASR, ku ndalohet e drejta e ankimit, një e drejtë themelore për maturantët të cilët mund të ndodhen para rasteve të cenimit të të drejtave të tyre. Për fat të keq çdo vit dëgjojmë dëshmi të maturantëve nga më të ndryshmet, disa prej tyre ju është caktuar gabimisht kodi, janë shkëmbyer me nxënësin para ose pasardhës, disa kanë hasur gabime të korrigjuesve në provime duke vënë në dyshim atë që parashikohet, se çdo përgjigje i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë. Të gjitha problemet që mund të shkaktoheshin potencialisht, falë mundësisë legjitime për të bërë një ankesë dhe rifilluar procesin e korrigjimit, do të lehtësonin dhe siguronin maturantët se pavarësisht gabimeve të mundshme mund të gjejnë drejtësi.

I gjithë procesi i provimit, nga vendosja e kodeve, listave emërore, hedhja e të dhënave dhe sigurisht edhe korrigjimi kryhen nga mësues, që pavarësisht eksperiencës e përgjegjësisë së madhe, janë fundja njerëz e si të tillë të gabueshëm, duke mos lënë pa konsideruar edhe kohën e kufizuar dhe punën voluminoze. Parashikimi i së drejtës për ankimim dhe rrikorigjim i testeve, duhet të jetë një e drejtë e pacënueshme e maturantëve për sa kohë që nuk kemi një mënyrë të përkryer që do të siguronte 100% nxënësit se rezultati final është më se i merituar!

Për këtë arsye Qendra për Arsim Cilësor në bashkëpunim me disa maturantë, në bazë të shqetësimeve të shumë prej maturantëve në lidhje me vendimin për pamundësinë e rivlersimit të testeve dhe të drejtën e maturantëve për të ushtruar ankim, i është drejtuar me këtë kërkesë, për të reflektuar dhe ndryshuar këtë rregullore, MASR dhe ka bërë me dije edhe institucionin e Avokatit të Popullit.

Nga takimi i përfaqesuesëve të Qendrës për Arsim Cilësor, me komisionerin pranë avokatit të popullit, erdhen lajme pozitive pasi ky i fundit gjeti me vend kërkesën dhe shprehu gatishmëri të plotë për të ndjekur me seriozitet maksimal këtë çështje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0