Kanë kaluar plot 19 muaj nga vdekja e 15 vjeçares dhe ende nuk është zbardhur e vërteta.

Kanë kaluar plot 19 muaj nga vdekja e 15 vjeçares dhe ende nuk është zbardhur e vërteta.

Kanë kaluar plot 19 muaj nga vdekja e 15 vjeçares  B.Pepa dhe ende nuk është zbardhur e vërteta. Rikujtojmë se ajo ndërroi jetë gjatë një ndërhyrjeje

Gramsh: Banorët braktisin fshatrat nga mungesa e infrastrukturës rrugore
Libra falas për fëmijët e klasës së parë deri në të katërtën, merret vendimi
Diskutimi mbi zgjidhjen e problematikes se strehimit ne Elbasan .

Kanë kaluar plot 19 muaj nga vdekja e 15 vjeçares  B.Pepa dhe ende nuk është zbardhur e vërteta. Rikujtojmë se ajo ndërroi jetë gjatë një ndërhyrjeje në gju në një spitalin , si pasojë e dëmtimit të miniskut gjatë orës së fiskulturës.

Prindërit e saj fajësuan mjekët për humbjen fatale të vajzës së tyre pasi edhe pse stafi mjekësor i kishte dhënë garanci të plotë se operacioni nuk kishte asnjë rrezik, fatkeqesisht në fund gjithçka rezultoi fatale. Spitali  deklaroi se komplikacioni që shkaktoi vdekjen ishte hipertermia maligna, megjithëse nuk u saktësua nëse ky komplikacion ndodhi gjatë apo pas operacionit. Prindërit e të miturës nuk u ndalën asnjë çast dhe e dërguan rastin deri në gjykatë, ku edhe pas 19 muajsh ata pohojnë se gjyqtarët , prokurorët edhe avokatët heqin dorë nga kjo çeshtje , duke u justifikuar se është një çeshtje shumë e vështirë.

E ëma e vajzës shprehet se:” Askush nuk i lë të tregojnë të vërtetën së “spitali është koka e shtetit dhe kemi frikë”. Deri më tani ka ndërruar 5 avokatë dhe asgjë në dritë. Ajo ndihet e pashpresë ndaj bën apel për rihapjen e ekspertizës pasi provat janë të mjaftueshme për të zbardhur të vërtetën.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0