Kam shumë dëshirë të shkoj në shkollë… Rrezikon të humbasë shikimin si dhe të mbetet pa arsim…

Kam shumë dëshirë të shkoj në shkollë… Rrezikon të humbasë shikimin si dhe të mbetet pa arsim…

Rritja e çmimeve, qyretarët e pakënaqur… !
Gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit rëndohet, asnjë reagim nga Institucionet dhe qeveria
Në Shqipëri është shumë e thjeshtë që fëmijët të blejnë alkool dhe duhan

Alkisa ështe vajza,  e cila rrezikon të mbetet pa arsim për shkak të problemeve me shikimin.  Pamundësia ekonomike e privon nga cdo gjë , duke nisur nga uria, nevojat bazike e deri tek rreziku i humbjes së shikimit.

Syzet kushtojnë shumë dhe prinderit e saj nuk kanë mundësi ti’a sigurojnë. Ndihma ekonomike prej 3.000 leke janë të pamjaftueshme kundrejt 27.000 leke që kushtojnë syzet.

Dëshira për të shkuar në shkollë pasqyrohet në rezultatet e larta gjatë 2 viteve shkollore qe ka studiuar.

Problemet me shikimin i vështirësojnë edhe  ecjen duke ia vështirësuar edhe më shumë vajtjen në shkollë për tu arsimuar.

Familja e saj banon në periferi, 1 orë larg qytetit të Librazhdit

Babai i Alkises tregon se e ka kërkuar në bashki vendosjen e një mjeti transporti për ti derguar femijet në shkollë , por deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje .

Nena e Alkises shprehet se përveç Alkises ka edhe djaline vogël për në kopësht , por nuk i ka bërë gati , vetëm librat që i ka dhënë shteti, por ato libra duhen paisur me paisjet bazë shkollore, mundesia ekonomike nuk është .

Ndaj i bën apel të gjithë personave që kanë mundësi ta ndihmojnë në sigurimin e syzeve për vajzën e tyre , e cila rrezikon të mbetet e verbër.

VIDEO

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0