Juventus në finalen e Cardiff-it, “Zonja e Vjetër” thyen lehtë Monaco-n.

Juventus në finalen e Cardiff-it, “Zonja e Vjetër” thyen lehtë Monaco-n.

Mbrëmja e djeshme solli sërish për sportdashësit emocionet e kompeticionit futbollistik më të ndjekur në mbarë botën. Në "Juventus Stadium" luhej ndes

Itali,  Rreth 150 romë në Napoli janë përsëri në rrezik nga dëbimi me forcë dhe të mbetën të pastrehë
Kosovë, taksa 100% jep efekte pozitive te produktet vendase
Historia e Marinës/ Vajza nga Berati që të mahnit me aftësit e saj

Mbrëmja e djeshme solli sërish për sportdashësit emocionet e kompeticionit futbollistik më të ndjekur në mbarë botën. Në “Juventus Stadium” luhej ndeshja e fundit e gjysmëfinales së parë të “Uefa Champions League” midis Juventus dhe Monaco. Italianët e drejtuar nga tekniku M.Allegri vinin më të qetë në këtë përballje pas fitores në Francë me një dygolësh të G.Higuain. Ndërsa nga ana tjetër skuadra e principatës tentoi të luaj kartën e saj të fundit me shpresë përmbysjen e asaj disfate të pësuar në shtëpi. Formacionet ishin po ato që priteshin, por me shumë pak ndryshime nga hera e fundit. Tekniku portuges L.Jardim solli po të njejtin modul loje, 4-4-2, me disa ndryshime të vogla mes futbollistëve. Ndërkohë që Allegri preferoi që po me të njejtët lojtarë si nga sfida e kaluar të luaj sërish të mbrëmshen me ndryshimin e vetëm modulin. Nga një 4-2-3-1, trajneri i Juventus përzgjodhi skemën 3-4-2-1 për t’i bërë ballë presionit të francezëve. Në letër gjithçka dukej e lehtë për Juventusin ndonëse edhe në fushë rezultoi po e njejta gjë. Loja nisi me ritme normale nga të dyja skuadrat të cilat mundoheshin të shfrytëzonin hapësirat e ngushta për të finalizuar më pas. Goditjet e njëpasnjëshme dhe mjaft të rrezikshme erdhën minutë pas minute nga të dyja ekipet për të zhblokuar shifrat, por ende pa rezultat . Edhe pse të mirëvendosur, “muri francez” arriti të rezistoi për vetëm 33 minuta nga nisja e takimit. Pas një harkimi në zonë, M.Mandzukiç shmang mbrojtjen dhe përballë portierit arrinë ta çoi topin në rrjetë duke ngritur peshë gjithë stadiumin. Kundërpërgjigjia e francezëve disa minuta më vonë nuk rezultoi konkrete dhe si pasojë në të 44′-tën minutë pësojnë edhe golin e dytë. Për këtë herë ndëshkimi do të vinte nga D.Alves me një super goditje nga jashtë zone duke çuar shifrat në 2-0. Mbi francezët bie trishtimi dhe automatikisht për ta mbyllej në këtë pjesë të parë aventura e tyre në “Champions League”. Ndërsa kampi juventin ishte paraprakisht në festë. Pjesa e dytë më tepër ishte e detyruar të luhej pasi nuk do të sillte ndonjë surprizë për Monaco-n. Tashmë skuadra e principatës zbret sërish në fushë me synimin e vetëm shënimin e të paktën një goli për tifozerinë e tyre që ishte e pranishme në “Juventus Stadium”. Për ta i vetmi gol ishte rezervuar nga sulmuesi i talentuar K.Mbappe në të 69′-tën minutë, i cili theu njëkohësisht edhe rekordin e nisur nga G.Buffon për mbajtjen e portës së paprekur në disa ndeshje rreshtë. Kësaj sfide gjithashtu nuk mund t’i mungonin edhe nervat e lojës ku ndërhyrjet e ashpërta dhe mosrespektimi i një fair-play sollën mjaft tension mes futbollistëve. Edhe pse mes tensionesh në minutat e fundit, vërshëllima e arbitrit, përveç mbylljes së takimit, sinjalizoi edhe nisjen e festës së çmendur të juventinëve.Me një rezultat 2-1 të arritur mbrëm në Torino dhe me atë përfundimtarin 4-1, Juventus është zyrtatisht skuadra e parë finaliste e “Uefa Champions League”. Finalja e madhe e Cardiff-it për t’u kompletuar do të pres edhe një nga skuadrat e përballjes së sotme mes Atl.Madrit – Real Madrit. Megjithëse skuadra e Zinedin Zidane duket mjaft favorite, më me interes këtë ndeshje do e ndjek i gjithë kampi juventin të cilët presin të mësojnë kundërshtarin e tyre të fundit për këtë vit. Për t’u përmendur vlen fakti se Juventus ka qenë në finalen e këtij kompeticioni 11 herë gjatë historisë së tyre. Nga këto finale vetën dy herë ata kanë pasur fatin që kupën e shumëkërkuar ta marrin me vete në Itali. Ndërsa finalja e 12-të pritet të luhet më 3 qeshor në “Millenium Stadium”. Deri atëherë j’u mbetet të prisni të shijoni emocionet që vetëm “Uefa Champios League” di t’i dhurojë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0