Jeta mes luksit në Shqipërinë e varfër !

Gazetari Enrico Lucci ka përgatitur një reportazh në Tiranë për emisionin e tij “Nemo”, që transmetohet në rrjetin televiziv RAI 2. Lucci është

“Një shok për kokë”, marshim sensibilizues për fëmijët me sindromën DOWN
Fituesi i Eurovizionit i përkiste marinës izraelite …
“Jam në gjendje të keqe, nuk jetoj dot më. 70-vjeçarja jeton me lëmoshën e fqinjëve

Gazetari Enrico Lucci ka përgatitur një reportazh në Tiranë për emisionin e tij “Nemo”, që transmetohet në rrjetin televiziv RAI 2.
 
Lucci është gazetar i njohur nga publiku italian për ironinë dhe sarkazmën e tij, në këtë rast, fjala është për djalin e biznesmenit Irfan Hysenbelliu.
 
Intervista e Luccit me të riun ka zgjatur tri ditë. I riu i ka treguar atij koleksionin e orëve nga 40 mijë euro, makinën e tij 250 mijë euroshe, madje edhe një helikopter (që duket se është marrë me qira me këtë rast) dhe pasurinë e familjes që, sipas tij, arrin gjysëm miliardi euro. Batutat ironike të Lucci-t përballë këtij luksi të ekzagjeruar në një vend si shqipëria nuk kanë munguar. 
 
Më parë Lucci tallej me të pasurit e rinj rus, tani këtë e bën me të pasurit e rinj të zbuluar në Shqipëri.
 

Intervista mbyllet me një mbrëmje klasike në një lokal nate, ku Hysenbelliu i ri porosit “si zakonisht” 10 shishe shampanjë, nga 350 euro copa.

COMMENTS

WORDPRESS: 0