Jeta e komunitetit Rom në fshatin Grabian …

Jeta e komunitetit Rom në fshatin Grabian …

Jeta e komunitetit Rom që jetojnë në Shqipëri është shumë e vështirë. Papunësia, mungesa e banesave formale, mungesa e arsimit, problemet socio

Të mësosh në rrënoja. Kushtet e tmerrshme në shkollën e fshatit Idrizaj
Siguria ushqimore…
Jo më rruga, por poshtërsia e kombit. Makutëri banditësh që vjedhin me VKM

Jeta e komunitetit Rom që jetojnë në Shqipëri është shumë e vështirë.

Papunësia, mungesa e banesave formale, mungesa e arsimit, problemet socio-ekonomike kanë rënduar më shumë jetësen e tyre.
Aktivistë Rom dhe Egjiptian nga qyteti i Tiranës kanë vizituar fshatin e Grabianit për të parë nga afër jetesën e familjeve Rome & Egjiptiane, pas vizitave në qytete të tjera si Shkodra,Korça dhe Saranda . Ata tregojnë se këtu strehimi nuk ishte problemi kryesor i këtyre familjeve.

Gati 2,000 banorë jetojnë në zonat rurale në komunitetin e Grabianit, 18% e tyre i përkasin Komunitetit Rom.

Familjet e këtij komuniteti kanë si pronë ose në përdorim një sipërfaqe të vogël të tokës së kultivuar dhe pak përvojë në bujqësi.
Aktivistët tregojnë së banorët ishin mikpritës dhe kur i kemi pyetur lidhur me problemet që ata kanë na treguan që punësimi i të rinjve është një problem i përhapur prej vitesh dhe nuk gjen zgjidhje,edhe pse banorët kishin ngritur shqetësimin në komunë dhe organizata rome,punësimi ende mbetet një sfidë e hapur.

Gjatë bisedës me banorë nga minoriteti rom tregojnë se janë informuar që para 1 viti, organizatat rome kishin arritur të lobonin për rikonstruksionin e dhjetrave banesa rome në kuadër të projektit për restaurimin e banesave rome dhe egjiptiane me fonde të ish-Ministrisë së Zhvillimit Urban.

Edhe pse punësimi ishte një problem,ata mundoheshin që me punimin e tokave të vogla që zotëronin, siguronin disa ushqimeve për muajt e dimrit,por kishte dhe familje që mblidhnin dru e bime medicinale në kodër dhe më pas i shisnin për të siguruar disa para ditore.

Artani banor i minoritetit Egjiptin në Grabian shprehet se bashkë me gruan,fëmijët, nënën dhe vëllain  jetojnë në një shtëpi 1+1 prej 30 vitesh,jetesa  është shumë e vështirë,edhe atë tokë që kanë patur e kanë shitur pasi nuk kanë patur mundësi ta punonin, nuk na marrin në punë pasi jemi në moshë të madhe,ndihmën ekonomike ia  kashin ndërprerë dhe fëmijët  e shohin shkollën larg jetës së tyre në pamundësi pëer ti shkolluar , e vetmja punë që bënin mbledhim dru dhe bimë medicinale në kodër dhe i shesnin,të paktën 3-4 mijë lek të vjetra i marrin në ditë për të ngrenë ushqim.

Përsa i përket të rinjve nga pamundësia për tu punësuar në një punë formale,ata udhëtonin shpesh drejt shteteve fqinjë si Greqia dhe Italia si punëtor sezonal për ullinjtë dhe qershitë,në këtë mënyrë ata siguronin disa të ardhura për familjet e tyre.
Ndërkaq pushteti lokal ishte inegzistent lidhur me problematikat e hasura në komunitet dhe e vetmja mundësi punësimi për të jetuar mbeteshin punët sezonale dhe bujqësia.

COMMENTS

WORDPRESS: 0