Jepet zgjidhje për katër fëmijët jetim në Sovjen të Korçës/ Video

Jepet zgjidhje për katër fëmijët jetim në Sovjen të Korçës/ Video

Rasti i katër fëmijëve të familjes Sefe nga komuniteti Egjiptian në Sovjen të Korçës ka tronditur mbarë opionin publik, para 3 vitesh ata humbën nënën

“Teatri”, reagon ashpër Adi Krasta
Goli i Xhakës mposht Izraelin, Shqipëria e nis me fitore Ligën e Kombeve
Kosovë, taksa 100% jep efekte pozitive te produktet vendase

Rasti i katër fëmijëve të familjes Sefe nga komuniteti Egjiptian në Sovjen të Korçës ka tronditur mbarë opionin publik, para 3 vitesh ata humbën nënën e tyre, dhe  një javë më parë humbën dhe babain e tyre duke i lenë jetimë

Pa prindër ata e kanë tëpër të vështirë të ushqehen dhe të vazhdojnë jetën përpara, ditën e djeshme nga mediat u publikuan pamjet nga banesa e tyre që ishte e rrënuar, në këtë situatë të rënduar institucionet publike në Bashkinë Maliq duhet të kishin reagur për ti ardhur në ndihmë fëmijëve

-Romina Sefa aktiviste e komunitetit Rom dhe Egjiptian tregon për Informim.Al që është telefonuar nga të afërm të familjes Sefe me datë 19 Janar 2019 ku është informuar në lidhje me fëmijët, –pas telefonatës unë kam kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ku pas disa ditësh komunikime është arritur që ditën e sotme një nga specialistët e Drejtorisë së Shërbimit Social Shtetëror ka shkuar në mëngjes në shtëpinë e fëmijëve bashkë me përfaqësues të Bashkisë Maliq

Shërbimi Social Shtetëror shprehet se së bashku me shkollën e fshatit kishte shpërndarë ushqime për fëmijët, dhe se fëmijët do qendrojnë me motrën e madhe e cila është e martuar në një fshat tjetër deri sa gjykata të vendosë për kujdestarinë ligjore, ndërkaq Bashkia Maliq mori përsipër të rikonstruktoje banesën e fëmijeve dhe mobilimin e saj

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0