“Jashtë çdo lloj standardi. Tregtarët ambulantë prej vitesh shesin në rrugë fruta, perime, ushqime dhe veshje.

Mungesa e një ambienti për tregun në Bulqizë, ka bërë që tregtarët ambulantë prej vitesh të shesin në rrugë fruta, perime, ushqime dhe veshje. Bulq

Zbulohet zogu i rrallë në Orikum…
Ekspertja e OKB-së bën thirrje për veprim urgjent mbi ruajtjen e progresit për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.
Ministria e Shëndetësisë ka shpallur datat për përzgjedhjen e vendit të punës…

Mungesa e një ambienti për tregun në Bulqizë, ka bërë që tregtarët ambulantë prej vitesh të shesin në rrugë fruta, perime, ushqime dhe veshje.

Bulqiza njihet si qarku më i varfër, gjë që i detyron banorët të blejnë në atë treg, pasi çmimet janë më të lira.

Tregtarët shprehen se janë të detyruar të shesim në rrugë pasi nuk kanë një ambient të përshtatshëm për tregtim, kjo ka bërë që edhe shitja të bjerë si pasoje mosplotësimit të kushteve.

“Jashtë çdo lloj standardi. Duhet ta bëjë Bashkia. Duhet të jetë çdo gjë në rregull”, shprehen tregtarët.

Por edhe qytetarët thonë se tregu është jashtë çdo lloje standardi me kushte

higjienike skandaloze, papastërti, duke filluar që nga mbeturinat e kazanëve dhe qentë endacakë.

“Mirë do të ishte si për tregtarët, si për ne. Nuk është higjenik, nuk blihet aty, është pisllëk i madh”, thonë disa prej banorëve.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0