Jam lodhur, lodhur, looodhur! Të fala nga zhgënjimi!

Jam lodhur, lodhur, looodhur! Të fala nga zhgënjimi!

Jam lodhur, lodhur, looodhur! Une jam ai, i riu që në ’90 bërtita fort rrugëve të qytetit tim për  Demokraci! E sot???? Unë jam ai Shqiptari që në

“Objekti 85”( ish-objektet e ushtrisë) në Gramsh po kthehet në një lagje të re në qytetin e Gramshit.
Energjia elektrike nuk është luks që duhet ta gëzojnë vetëm të pasurit, është e drejtë jetike për të gjithë.
Godina e gjimnazit “Shaban Çollaku” në qytetin e Klosit është kthyer në një rrezik për 360 nxënësit që mësojnë në këtë shkollë.

Jam lodhur, lodhur, looodhur!

Une jam ai, i riu që në ’90 bërtita fort rrugëve të qytetit tim për  Demokraci!
E sot????
Unë jam ai Shqiptari që në ’91 ika maleve se vendi im nuk kishte asnjë  mundësi jetese!
E sot???
Unë  jam ai Shqiptari që me djersë  e mund vadita mijëra ditë emigrimi, por shpresën  s’e humba se ktheja sytë  nga vendi im, dhe shpresoja e besoja se do bëhej streha e një  jete normale njerëzore për ne bijtë e tij!
Por sot ……
Jam unë  qytetari që humbi paratë e gjithë  kursimet në  firmat piramidale!
Humbi?!
Jo or jo, na i vodhën!
Sot hajdutët vazhdojnë  të  jenë  Parlament!
Unë jam i vjedhuri, i mashtruari, i gënjyeri që dola në  protestë, ditë  për ditë e shesh më shesh të qytetit tim në ’97, për paratë  e vjedhura. Hajduti më vrau se donte të  ruante karrigen e pushtetit!
Por unë mendova se e rrëzova!!!
Gabova!
Hajdutët i gjenden  njëri – tjetrit në raste rreziku, ne qytetarët si për ironi, si për mallkim, si për njëmije dreqna, jo!
Ne qytetarët bëhemi kundër njëri- tjetrit në emër të  hajdutit që  na vret e na  vjedh njësoj!
Unë  jam qytetari që hapa biznesin tim e si njeri korrekt nuk lashë  taksë  pa paguar që pa filluar punë , por zvarranikët e hajdutrit donin bakshishe, e ca më shumë  akoma meqë nuk isha militant i parties së tyre,  më përndoqën me kontrolle e gjoba pa asnjë arsye, thjesht :
Paguaj dhe kaq!
Unë jam qytetari që për t’i shpëtuar represionit të zvarranikëve u futa në borxhe e kredi derisa falimentova!
Unë jam Shqiptari që ende ndjej se më 21 Janar u ofendova “kokpalarë”, jam po unë që ndihem i vrarë e i torturuar po atë ditë!
E horrat?!
Horrat që na vranë e shanë sot njeri President, tjetri kryetar de facto i gjithë politikës së vendit!
Unë sot, mallkoj vendin tim, Shqipëria , vendi që vret bijt e saj e mbajmë horrat! Unë sot i them vendit tim e popullit tim se ti nuk e meriton as mundin, as djersën e as sakrificën e bijve të tu!
Ti Shqipëri je vendi që vret bijt e tu në emër të ca horrave langaraqë  që vijnë në  pushtet!
Unë  jam ti, jam ai tjetri që  po si ne është vjedhur, vrarë  e mashtruar, është fyer  turpëruar , është marrë në punë   dhe është hequr nga puna vetëm me teser partie, e i eshte zgërdheshur në fytyrë çdo përpjekje për të bërë dicka të  mirë për vendin e tij!
Ne jemi Shqiptarët e një  lufte të pashpallur, por që ka 25 vite që i mbush varrezat plot me djem e vajza të reja!
Shqipëria një vend me moshë të re, por akoma më të rinj ka banorët e varrezave!
Ne jemi Shqipëtarët që më pare mendojmë  t’ia mbathim sesa të çohemi e t’u tregojme vendin batakçinjve  që mbahen nga indiferenca jonë!

Arben Abazaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0