Ja si të ruhemi nga hetimi Tatimor

Nuk doni të në hetim Tatimor? Nuk doni që tju trokasë në portë inspektori ,e tju bllokojë aktivitetin? Është në dorën tuaj.Thjesht mos deklaroni rënie

Kërkesat e biznesit të Kosovës: Hiqni pagesat e skanerit, terminalit, njihni certifikatat
Ndotja,BillGates financon shpikjen që thith dioksidin e karbonit.
Produktet shqiptare në vend të atyre serbe në Kosovë

hetimi-tatimorNuk doni të në hetim Tatimor? Nuk doni që tju trokasë në portë inspektori ,e tju bllokojë aktivitetin? Është në dorën tuaj.Thjesht mos deklaroni rënie të dukshme të xhiros, lëshoni kuponë tatimorë, trasmetoni të dhënat ditore dhe punësoni punonjës të siguruar. Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve, pohon se tashmë është ndërtuar një strategji e bazuar në analizën e vlerësimit sipas elementeve të riskut. Pra, kjo mënyrë e re veprimi nuk përfshin verifikime në front të gjerë pa dallim ndaj bizneseve, ndaj atyre që respektojnë apo ndaj atyre që nuk respektojnë detyrimet e tyre. “Biznesi duhet të kontrollohet, por këto kontrolle po programohen që të jenë të jenë të targetuara. Nisur nga ushtrimi i së drejtës së kryerjes së funksionit, nga drejtoria e Hetimit Tatimor, ka nisur ndërkohë një verifikim i territorit, kryesisht në qytetin e Tiranës. Objektivi është i mirëpërcaktuar, pra janë ata tatimpagues për të cilët ka të dhëna që ka rënie të dukshme të nivelit të xhiros së deklaruar, ku ka tatimpagues të cilët nuk transmetojnë ose mbyllin pajisjet e tyre fiskale si dhe që kryejnë aktivitet pa lëshuar kupon tatimor. Sinjalet për këto dukuri shikohen në kohë reale nga sistemet elektronike të tatimeve, pra administrata tatimore është në gjendje të shikojë të gjithë tatimpaguesit në mënyrë nominale, sa herë përdorin kasën, kur e fikin atë, sa kuponë lëshojnë në ditë, sa është xhiroja ditore etj., dhe mbi bazën e këtyre monitorimeve, orientohen edhe verifikimet në terren”, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT). Sipas saj, kryesisht verifikimet në terren përqendrohen në: -Verifikimin nëse subjekti është i regjistruar, pra është formal apo informal. -Verifikimin e instalimit dhe funksionimit të pajisjes fiskale -Verifikimin e lëshimit të rregullt të kuponit tatimor -Verifikimin e përputhshmërisë së numrit real të të punësuarve me atë të deklaruar në listpagesë -Verifikimin e mbajtjes së dokumentacionit tatimor në momentin e kontrollit. atimet sqarojnë se këto verifikime, janë të natyrës funksionale, në ushtrim të së drejtës së administratës tatimore për të kontrolluar. “Ato janë pjesë rutinë e punës së strukturave operacionale të administratës që lidhen me monitorimin e terrenit. Objektivi është që të krijohet një mundësi e barabartë për çdo sipërmarrës që ushtron biznes në vend, në kushte të njëjta konkurrence. Pra, duke synuar minimalizimin dhe zhbërjen e çdo aktiviteti informal, të çdo konkurrence të pandershme të nxitur nga veprime evazioni, që është në fakt në dëm jo vetëm të mbledhjes së të ardhurave fiskale por edhe të vetë bizneseve të rregullta. Kjo strategji, që është duke u zbatuar me anë të programeve operacionale, do të vazhdojë shtrirjen në të gjithë vendin dhe për më tepër, jo vetëm është kërkuar, por edhe po mbështetet nga të gjithë bizneset që operojnë ndershmërisht në përmbushjen e detyrimeve të tyre fiskale”, bën të ditur DPT. Si kryhet hetimi tatimor Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se kontrolli i veprimtarisë së tatimpaguesve, është një nga funksionet e administratës tatimore dhe përpos kësaj ekziston edhe funksioni i veçantë që lidhet kryesisht me strukturat e hetimit tatimor. Ligji nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 80 të tij ka përcaktuar qartë të drejtën e administratës tatimore për të kontrolluar saktësinë e të gjitha dokumenteve, që kanë të bëjnë me statusin ligjor, rezidencën, veprimtarinë ekonomike, pagesat dhe detyrimet tatimore, të tatimpaguesve. Në zbatim të këtij ligji Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr.24 datë 2.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në pikën 80.3 të tij ka përcaktuar llojet e kontrolleve tatimore, që janë : Kontroll tatimor i plotë në vend .Këto kontrolle janë gjithëpërfshirëse dhe ndërmerren për: – të kontrolluar të gjitha aspektet e biznesit të personit të tatueshëm – të gjitha periudhat kohore që nga kontrolli i plotë i fundit dhe – të gjithë llojet e tatimeve. Këto kontrolle kryhen bazuar në analizën e riskut. Vizitat fiskale Këto janë kontrolle të shkurtra të kryera gjatë një periudhe të shkurtër kohore për të verifikuar: – saktësinë e deklaratave dhe pagesave – vetëm për një periudhë të caktuar tatimore – vetëm për një lloj tatimi. Në rastet kur nga këto vizita fiskale konstatohen probleme serioze dhe dyshime të bazuara për fshehje tatimi, kontrollori propozon kryerjen e një kontrolli të plotë në vend. Këto dy lloje kontrollesh kryhen nga strukturat që janë pjesë përbërëse e funksionit të kontrollit tatimor të administratës tatimore. Ndërsa strukturat që janë pjesë e funksionit të Hetimit Tatimor, kanë në përbërje të tyre njësitë e zbatimit, të cilat kryejnë verifikime, që emërtohen si “verifikime në vend” në të gjithë territorin e vendit. Këto verifikime synojnë zbulimin ne kohë të shkeljeve që kanë lidhje me: – regjistrimin e personave të tatueshëm (identifikimin e personave të paregjistruar), – me përdorimin e pajisjeve fiskale, – me përdorimin e pullave fiskale në mallrat e akcizës, – me dokumentimin e mallrave në ruajtje, përdorim dhe transport, – me dokumentimin e shitjeve dhe lëshimin faturave tatimore, etj. Njoftimi Administrata tatimore sqaron se ato kryhen pa njoftimin paraprak të personave të tatueshëm, por vetëm nëpërmjet prezantimit në momentin e verifikimit, të dokumentit personal të verifikuesit dhe urdhrin e ditës, të lëshuar nga drejtuesi i drejtorisë së kontrollit për verifikime në vend.

COMMENTS

WORDPRESS: 0