Ja sa shpenzojnë për medikamentet shqiptarët

Ja sa shpenzojnë për medikamentet shqiptarët

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për të blerë ilaçe ndryshe nga europianët që harxhojnë pjesën më të madhe të parave për kryerjen e analizave dhe diagno

Shqipëria vendi me pagat më të ulëta në Europë. Vetëm 1.3 për qind e të punësuarve në Shqipëri kanë pagë më të lartë se sa 2 milionë lekë në vit
INSTAT: Rekord negativ, më shumë vdekje se lindje
Alarmante: Rrjetet sociale shkak i vetëvrasjeve. Lezha qarku më i prekur

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për të blerë ilaçe ndryshe nga europianët që harxhojnë pjesën më të madhe të parave për kryerjen e analizave dhe diagnostikimin e sëmundjeve. 

Shifrat zyrtare të INSTAT tregojnë se 3,4% e buxhetit familjar shkon për shërbimin shëndetësor. Mira Rakacolli, zv ministre e Shëndetësisë: “Është parë që vetëm në 3.4 %, 75% shpenzohet për medikament, ndërsa pjesa tjetër nëpër vizita për specialistë dhe ekzaminime të ndryshme. Tendenca është drejt uljes së shifrave edhe pse dy vite më parë ke qenë 4.9 %”. Edhe pse shpenzojnë për tu shëruar, shqiptaret nuk kursejnë edhe për të dëmtuar shëndetin e tyre. Mira Rakacolli, zv ministre e Shëndetësisë: “3.5 % e shpenzojnë për alkool dhe duhan. Kjo do të thotë që popullsia nuk po edukohet siç duhet për të evituar ato faktorë që janë bazë për sëmundje të rënda”. Po aq sa shpenzojnë për tu shëruar, shqiptarët shpenzojnë edhe për të dëmtuar shëndetin e tyre

COMMENTS

WORDPRESS: 0