Ja gjendja e konvikteve; Studentët nuk kanë kushtet normale për jetesë.

Ja gjendja e konvikteve; Studentët nuk kanë kushtet normale për jetesë.

Një nga dhomat e konvikteve në qytetin Studenti ku jetojnë 3 studente mes lagështirës në 15 metra katror. “Kemi vetëm një lavaman, ku lajmë enët, s

Rrëfimi i nje qytetari se si përmes mbështetjes dhe ndihmës ligjore fitoi të drejtën e tij.
Librazhd/ Drama e burrit që bëri të pamundurën për të arsimuar fëmijët por ato e rrahën dhe e dëbuan nga shtëpia
Syzet e rrugës dhe okulistët e paliçensuar…

Një nga dhomat e konvikteve në qytetin Studenti ku jetojnë 3 studente mes lagështirës në 15 metra katror.

“Kemi vetëm një lavaman, ku lajmë enët, sytë dhëmbët në mëngjes. Dhe nuk mjafton besoj për 3 goca në një ambient kaq të vogël”, shprehet një studente.

Një dhomë ku mësohet edhe gatuhet, dhe ku ngrohja mungon. Gjumi në dyshekët me njolla, apo dyshekë që u kanë dalë sustat nuk bëhet i qetë. Problem mbetet edhe ngrohja, pasi prej vitesh kaldajat nuk punojnë. “Ngrohësen e kemi blerë vetë, dhe kjo tostierja, frigoriferi apo interneti janë të gjitha tek një prizë”, shprehen studentët.

Por ajo çka të alarmon është rreziku që u kanoset nga elektriciteti. Vetëm një javë më parë, 3 studenteve u shpërtheu e vetmja prizë që kanë. Por vështirësitë nuk mbarojnë me kaq.

Dera është një problem tjetër për konviktet që kanë ballkon, pasi nuk kanë asnjë siguri. Papastërtitë në tualetet e përbashkëta dhe oraret për të bërë dush është një shqetësim tjetër i studentëve, me dritaret pa xhama nga ku hyn i ftohti. “Për më tepër nuk është vendosur dorë, apo të përmirësohen kushtet e kësaj dhome dhe kjo ka sjellë që salla studimi të kthehen në dhoma, e si pasojë tani ka vetëm dy salla studimi në dy godina”.

Të tre vajzat paguajnë nga 45 mijë lekë në vit për t’u strehuar në këto godina, dhe nëse vetëm 1/3 e pagesës do të investohej çdo muaj në dhomën e tyre, tregojnë studentet, kushtet në vitin e dytë të shkollimit të tyre do të ishin shumë më të mira.

Dhe pyetja që ngrenë është ku shkojnë lekët?!

COMMENTS

WORDPRESS: 0