Ja çfarë do të ndodhë me Maturën Shtetërore

Ja çfarë do të ndodhë me Maturën Shtetërore

Mënyrat e pranimit të universiteteve pësojnë ndryshime pothuajse çdo vit  duke krijuar konfuzione tek maturantët. Këtë vit po ndodh një fenomen i çudi

4 PLATFORMA TË REKOMANDUARA PËR KRIJIMIN E WEB-FAQEVE
Pogadec/Merr zvarrë me makinë 11-vjecaren
Zuckerberg refuzon të dëshmojë përpara ligjvënësve të 7 shteteve…

Mënyrat e pranimit të universiteteve pësojnë ndryshime pothuajse çdo vit  duke krijuar konfuzione tek maturantët. Këtë vit po ndodh një fenomen i çuditshëm. Në disa universitete vlera e notës mesatare është shumë e lartë ,saqë mund të zbehë totalisht maturën shtetërore , e cila ka në përmbajtje disa provime  e kryesisht janë pikët e provimeve me zgjedhje  ato që drejtojnë maturantët drejt degëve në universitete. Fenomeni  i çuditshëm i këtij viti  mbetet kriteri i  pranimit, ku një prej fakulteteve të preferuara (ai i gjuhëve të huaja) ka për kriter pranimi vetëm notën mesatare që është vendosur me vendim qeverie jo  më pak se 6 dhe provimet me zgjedhje as që përmenden fare. Në këto kushte ekziston rreziku që do të pranohen maturantët me rezultate shumë të ulëta, duke penalizuar ata që kanë një mesatare të lartë të 3 viteve .  Edhe në  fakultetin Filologji-Histori është e njëjta situatë vetëm me pak ndryshime, ndryshime ku mesatarja vlerësohet me 80%, me 20% lëndët e Maturës Shtetërore dhe lëndët me zgjedhje nuk përfshihen fare. Më ndryshe shfaqen kriteret në fakultetet e tjera . Në fakultetin e drejtësisë kriteret janë 50% nota mesatare e  3 viteve duke provimet e Maturës dhe 50% grupi i lëndëve të përcaktuara nga ky fakultet me zgjedhje. Edhe fakulteti ekonomik i Tiranës ka zgjedhur të njëjtat kritere vlerësimi ku 50% e zë nota mesatare e 3 viteve së bashku , ndërsa pikët e tjera i janë bërë lëndëve me zgjedhje. Një tjetër universitet i preferuar është edhe ai i mjekësisë, i cili ka vendosur të vlerësojë me 35% mesataren e gjimnazit , 35% provimet e maturës dhe me 30% lëndët me zgjedhje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0