Itali,  Rreth 150 romë në Napoli janë përsëri në rrezik nga dëbimi me forcë dhe të mbetën të pastrehë

Amnestia Ndërkombëtare  dhe Qendra Evropiane e të Drejtave të Romëve po u bëjnë thirrje urgjente autoriteteve lokale të Napolit për të marrë të gj

Shqipëria rrezikon të mbetet pa mjekë…
Prrenjas/Emigracioni i të rinjve jashtë vendit …
Lezhë/ Mjerimi dhe varfëria në familjen Osmani.

Amnestia Ndërkombëtare  dhe Qendra Evropiane e të Drejtave të Romëve po u bëjnë thirrje urgjente autoriteteve lokale të Napolit për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dëbimin me forcë të rreth 150 të rritur dhe fëmijë romë. Ky është dëbimi i dytë me forcë që këto familje  përjetojnë brenda tre muajve të fundit dhe ata përsëri  lihen në një situatë të varfërisë së plotë, duke rritur vulnerabilitetin e tyre dhe duke përkeqësuar kushtet e tyre të jetesës.

Lajmi i dëbimit të mundshëm me forcë vjen pasi Kolegji i Komisionerëve Evropian humbi një mundësi tjetër për të adresuar, gjatë takimit të tyre mujor më 12 korrik, diskriminimin sistematik dhe ndarjen e romëve në lidhje me strehimin në Itali. Kjo përkundër faktit se Komisioni Evropian ka pasur një dosje të plotë në këtë çështje që nga fillimi i vitit 2016. Për vite të tëra, organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare të të drejtave të njeriut në mënyrë të përsëritur kanë paraqitur dëshmi të gjera dhe i kanë kërkuar Komisionit Evropian që të adresojë abuzimet sistematike të të drejtave të njeriut  në Itali dhe të fillojë proçedurat e shkeljes kundër vendit për shkelje të ligjit  të BE-së.

Përafërsisht 150 romë tani janë në rrezik të dëbimit me forcë, nga një fabrikë , në pronësi private, ku ata kërkuan strehim  javët e fundit. Familjet janë midis qindra romëve që u dëbuan me forcë më 7 prill nga vendbanimet joformale të Gianturcos .

Pas  disa javëve të të fjeturit  nëpër  parqe dhe makina, ose duke kërkuar strehim të përkohshëm tek miqtë dhe të afërmit, afërsisht një muaj më parë, familjet hynë në ambientet e një fabrike të dikastershme të duhanit, jo shumë larg vendit ku ishin vendbanimet joformale të  Gianturcos. Fabrika ka qenë në përdorim për disa vjet dhe siguron vetëm një strehë bazë për familjet, të cilët ndërtuan kazerma brenda godinave të fabrikës. Nuk ka shërbime të tilla si uji, kanalizimi, energjia elektrike dhe familjet janë të detyruara ta marrin  ujin nga një shatërvan publik ose ta blejnë për gatim, larje dhe nevoja të tjera.

Amnestia ndërkombëtare dhe Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve vizituan zonën më 21 qershor dhe folën me familjet e prekura. Një nga banorët tha: “Pas Gianturco, ne kemi qenë në rrugë çdo ditë, kemi fjetur jashtë me fëmijët tanë, në makina ndonjëherë. Nuk kishim vend për të shkuar, nuk dinim se ku të shkonim. Pastaj ne pamë këtë oborr dhe hymë. Ne ngadalë filluam të ndërtojmë baraka, një për çdo familje, në mënyrë që të gjithë të kenë një vend për të qëndruar … Policia erdhi këtu … ua sqaruam atyre që nuk kemi vend për të shkuar, se kemi mbetur të pastrehë pas Gianturcos [dëbimit me forcë] … Pak ditë më parë një inxhinier erdhi dhe  vendosi pankarta në ndërtesë [“rrezik shembje”]. Nëse ata na nxjerrin nga këtu, ku do të shkojmë? Përsëri në rrugë? … Nëse nuk mund të qëndrojmë këtu, së paku komuna mund të na japë një copë toke dhe ne mund të ndërtojmë diçka, në vend që të flemë në rrugë?

Sipas dëshmive të familjeve, policia u ka thënë vazhdimisht banorëve të largohen nga godinat e fabrikës së shfrytëzuar. Gjatë vizitës së së shtunës, më 8 korrik, policia dha një dokument dhe pretendoi se ishte një urdhër i dëbimit. Kjo doli të jetë e pavërtetë kur aktivistët dhe banorët shkuan në stacionin e policisë dhe kërkuan një kopje të urdhëresës së përmendur. Më 11 korrik, përfaqësuesit e policisë u kthyen në fabrikë dhe i prezantuan familjet me një dokument tjetër në të cilin thuhej se pronari privat i fabrikës së shfrytëzuar duhej të siguronte zonën si dhe të rinovonte fabrikën. Në të njëjtën kohë, dokumenti deklaroi se njerëzit që jetojnë brenda fabrikës duhet të dëbohen nga autoritetet publike për shkak të kushteve të pasigurta.

Amnestia Ndërkombëtare  dhe Qendra Evropiane e të Drejtave të Romëve u bëjnë thirrje autoriteteve lokale të Napolit për të ndërhyrë dhe për të siguruar që familjet rome që jetojnë në fabrikë të mos dëbohen me forcë dhe të mbeten të pastrehë edhe një herë. Organizatat i bëjnë thirrje kryetarit të bashkisë së Napolit dhe këshilltarit lokal për politikat sociale që të marrin masat e mëposhtme:

  • Merrni të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që askush të mos jetë i pastrehë si pasojë e dëbimëve, duke siguruar zgjidhje alternative për ata që jetojnë në fabrikën që nuk përdoret më;
  • Duke qenë se fabrika e shfrytëzuar konsiderohet e pasigurt për banim njerëzor nga autoritetet publike, në afat të shkurtër, tu ofrojnë të gjitha familjeve të prekura një strehim emergjent që është në përputhje me të drejtën për strehim adekuat dhe garanton qasje në shërbimet themelore, sigurinë e mbajtjes dhe të tjera masa mbrojtëse;
  • Menjëherë të fillojë një proçes konsultimi me të gjithë njerëzit e prekur për të identifikuar zgjidhjet afatgjata të strehimit të qëndrueshëm që nuk përbëjnë diskriminimin dhe ndarje dhe që janë në përputhje me të drejtat ndërkombëtare dhe kombëtare të të drejtave të njeriut.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0