Itali: Dy fëmijë romë dhe motra e tyre më e madhe vdesin në sulmin zjarrvënës

Itali: Dy fëmijë romë dhe motra e tyre më e madhe vdesin në sulmin zjarrvënës

ANSA, Shërbimi i zjrrëfikësve italian, njoftoi dje se dy vajza rome të moshës katër dhe tetë dhe motra e tyre 20 vjeçare vdiq dje në mëngjes herët gja

A sjellin pasoja vaksinat tek fëmijët ? Ja si shprehen studiuesit….
Tërë ditën në celular, konsumuan 46 për qind më shumë internet…
Raporti i Eurostat: Për ata që jetojnë me qira në Tiranë

ANSA, Shërbimi i zjrrëfikësve italian, njoftoi dje se dy vajza rome të moshës katër dhe tetë dhe motra e tyre 20 vjeçare vdiq dje në mëngjes herët gjatë një sulmi zjarrvënës në Romë të Italisë. Identiteti i sulmuesit ende nuk është bërë me dije. Dikush hodhi një granatë Molotov në karvanin ku familja 11-anëtarëshe, nga Bosnja, po flinte. Sulmi i zjarrvënies ka ndodhur dje vetëm para orës 3:30 të mëngjesit në parkingun e qendrës tregtare Primavera. Motrat Angelica, Elisabeth dhe Francesca ishin në gjumë dhe nuk mund të shpëtonin nga flakët në kohë. Prindërit dhe vëllezërit e motrat e tyre arritën të iknin nga automjeti. Politikanët italianë, të udhëhequr nga Presidenti italian, po kërkojnë dënimin më të ashpër të mundshëm për autorët e sulmit. “Ky është një krim i tmerrshëm,” tha presidenti italian Sergion Mattarella në reagim ndaj lajmit të sulmit. “Të vrasësh fëmijët e vegjël është çnjerëzore. Fajtorët duhet të gjenden dhe dënohen ashpër”, tha Presidenti italian. Laura Boldrini, kryetare e dhomës së ulët të Parlamentit italian, e quajti incidentin “Një krim anormal plot urrejtje dhe dhunë”. Papa Françesku ka dërguar bashkëpunëtorët e tij për të vizituar familjen dhe për të ndihmuar të afërmit e mbijetuar. Përfaqësuesit e komunitetit Sant’Egidio, që ndihmon popullin rom, thanë për incidentin se “njerëzit romë janë bërë viktima të dhunës së pashembullt”. Hetuesit gjetën gjurmë të lëngshme të ndezshme dhe pjesë të një shishe thyer në vendin e ngjarjes. Në pamjet nga një kamera CCTV që policia po shqyrton, mund të shihet dikush duke hedhur një granatë Molotov në karvan. Hetuesit po shqyrtojnë të gjitha motivimet e mundshme për sulmin, nga motivimi racial në hakmarrje brenda vetë komunitetit rom.

COMMENTS

WORDPRESS: 0