Ish-pronarët: Të mos legalizohet më në toka me pronarë

Ish-pronarët: Të mos legalizohet më në toka me pronarë

Ish-pronarët kërkojnë që qeveria të vendosë si kusht në Ligjin e Legalizimeve, refuzimin e dhënies së lejes për objekte që janë ndërtuar mbi toka që k

Pse nuk jemi të gjithë njësoj?
Intervista e vëllait të Enea Ftoj..
“Dritëhije të një Jete” Libri me poezi nga aktori Ilmi Belshaku

Ish-pronarët kërkojnë që qeveria të vendosë si kusht në Ligjin e Legalizimeve, refuzimin e dhënies së lejes për objekte që janë ndërtuar mbi toka që kanë pronar.

Kreu i shoqatës “Pronësi dhe Drejtësi”, ishte në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për dy nismat e reja ligjore që pritet të miratojë Kuvendi, atë të Ligjit për Kadastrën dhe atë të Përfundimit të Proceseve të Kalimit të Pronësisë. Myrshit Vorpsi kërkoi që legalizimi të mos revokohet vetëm në rastin kur në atë gjurmë kalojnë projekte me interes publik, por edhe kur toka ka pronar.

Duke marrë si shembull rastin aktual të zonës së “Astirit”, Vorpsi u tha deputetëve se një pronar që ka patur tokë në atë zonë shpronësohet me vlerë zëri kadastral si tokë bujqësore, ndërsa dikush që ka përfituar pronë nga ndarja e ndërmarrjeve shtetërore, sot shpronësohet si truall.

Sipas ish-pronarëve, ende qeveria nuk ka përfunduar procesin e kompensimit të pronës, duke bërë që më të favorizuarit në këto 28 vjet të jenë ata që kanë zaptuar tokën dhe kanë ndërtuar pa leje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0