‘Shteti kundër pakicës’: si po sorollaten romët e Selitës për legalizimin e shtëpive

‘Shteti kundër pakicës’: si po sorollaten romët e Selitës për legalizimin e shtëpive

31 familje Rome në zonën e Selitës, në rrugën "Frang Bardhi", prej më shumë se një viti janë duke kërkuar, me këmbëngulje të shtuar, legalizimin e ban

Bej qe armiqtë tuaj të punojnë pa dashje në favorin tuaj. Qëndro larg nga zemërimi .. Ai dhemb ..!
Lumi “gllabëron” rrugën e fshatit
Të mbledhur anembanë vendit, të rinjtë vazhdojnë të shtojnë kërkesat, për një arsim cilësor, pa pagesë, me kushte të përshtatshme për ta.

31 familje Rome në zonën e Selitës, në rrugën “Frang Bardhi”, prej më shumë se një viti janë duke kërkuar, me këmbëngulje të shtuar, legalizimin e banesave, një ‘lutje’ që ua kanë nisur institucioneve përgjegjëse prej 17 vitesh.

Alarmi u shtua së fundmi kur, investitorë privatë shfaqën interes për truallin ku ndodhen shtëpitë e tyre. Pas interesimit filluan kërcnimet. Banorët ‘dëgjuan’ se toka e tyre do përdoret për të ndërtuar komplekse rezidenciale dhe tregtare nëpërmjet Partneritetit Publik Privat PPP). Edhe pse nuk kanë asnjë sinjalizim nga institucionet për këtë ‘zhurmë’; siç nuk ka patur as njoftime publike apo konsultime, banorët e kësaj zone kanë nxituar ‘t’i dalin së keqes përpara’.

Në shkurt të 2018 ata i janë drejtuar për ndihmë paraligjores Samanda Dulja nga Klinika Ligjore e Fondacionit Shoqëria Hapur për Shqipërinë

 

 

“Banorët na shprehën se janë të shqetësuar nga investitorë privat të cilët pretendojnë për ndërtime private në atë zonë, dhe për këtë arsye ata kërcënoheshin që të largoheshin nga banesa e tyre”

Informim.al iu drejtua Bashkisë së Tiranës duke kërkuar planin urbanistik të zonës së Selitës. Në një përgjigje zyrtare Bashkia njofton se në zonën në fjalë nuk ka një plan të detajuar të miratuar.

Mungesa e planit ubanistik për zonën nuk është lajm i mirë për banorët. Kjo do të thotë që në çdo moment mund të përgatitet një plan i tillë i cili ‘të përfshijë’ edhe oferta nga investitorë të fuqishëm për të zhvilluar zonën.

Informim.al përvec banorëve kontaktoi edhe paraligjorët të cilët thonë se Aluizni dhe ARRSH i kanë tejkaluar afatet ligjore për të kthyer përgjigje për statusin e banesave në rrugën Frang Bardhi.

Tejkalimi i afateve ligjore nga Aluizni-Audio Samanda Dulja

Këtij shqetësimi shprehur nëpërmjet një kërkese zyrtare për informacion nga Informim.al Aluizni iu përgjigj me një fjali të vetme e cila tingëllon ‘patriotike’, por nuk ‘bën detyrën’, pra nuk jep përgjigje: Ne nuk i ndajmë shqiptarët, procesi i legalizimit është i njëjtë për të gjithë ndaj nuk mund të japim statistikat që ju kërkoni.

Banorët, me nismën e tyre, kanë kërkuar informacion pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pyetja e tyre: a do të preket zona e tyre e banimit nga ndonjë investim publik? Deri më sot ata ende nuk kanë kanë marrë një informacion zyrtar nga ARRSH.

Edhe Informim.al iu drejtua ARRSH me një pyetje të dytë. “A ka përfunduar zbatimi i projektit të segmentit Mbikalimi i pallatit me Shigjeta- Rrethrrotullimi i TEG”, dhe në cilën kategori, sipas parashikimeve të Kodi Rrugor, përfshihet ky segment?”

Sipas Autoritetit Rrugor, ka përfunduar zbatimi i projektit të segmentit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i TEG-ut”, ndërsa segmenti “Pallati me Shigjeta-Kopshti Botanik”, ndodhet në periudhën e verifikimit të sigurisë së rrugës . Segmenti tjetër “Kopshti Botanik- Rrethrrotullimi i TEG-ut”, është i përfshirë në kontratën e mirëmbajtjes sipas Projektit të Bankës Botërore.

Sa i takon kategorisë së kësaj rruge, ARRSH konfirmon se ajo i përket kategorisë “A” e cila është zonë banimi, sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor.

Samanda Dulja, paraligjore që merret me çështjet e legalizimit për minoritetet Rome dhe Egjiptiane shpjegon se çfarë ka ndodhur me 31 familje dhe kalvarin e legalizimeve.

Pas betejës së këtyre banorëve, pjesëtarë të një pakice shpesh të papërfillur në Shqipëri, nuk qëndron vetëm një lumë shkresash apo pritjesh të gjata në korridoret e institucionve. Por, edhe një histori njerëzore për çdo strehë që mbulon familjet e këtyre shqiptarëve që prej vitit 1985.

Photo by:Rachel Corner

Komiteti i Partisë në atë kohë kishte ndërtuar disa baraka dhe magazina për ne Romët e Bregut të Lumit. Pasi u futëm në këto“banesa” kemi ndërtuar vet, kemi shitur gjakun e trupit për të blerë blloqet, tjegullat dhe tani na kërcënojnë se do na shembet kjo banesë, nuk kemi besim tek kjo qeveri, sepse duan të na nxjerrin nga shtëpia, ku do shkojmë ne në këtë moshë pleqërie, ku ti çojmë fëmijët, ku të gjejmë një vënd tjetër për të ndërtuar, nëse më prishet shtëpia do dal përpara makinës të më bëjë copa copa, shtëpia është jeta për ne, kemi 17 vite që bëjmë dokumenta për strehim dhe legalizim por ende ska asnjë përgjigje, këto po e vonojnë tej mase certifikatën e banesës time, sot jam dhe nesër nuk do jem, dua një tapi që nesër mos ti lej fëmijët e mi në rrugë-tregon për Informim.al Shpëtime Jashari banore në Selitë

 

Të gjithë romët që jetojnë këtu në Selitë janë të gjithë të ardhur nga Bregu i Lumit, në vitin 1985-1986. Në lagjen tonë ra plani dhe policia na tha të prishim banesat tona, pasi u prishën ne erdhëm këtu në Selitë në rrugën Frang Bardhi– shprehet Gëzim Isiu, banor i Selitës.

Me frikën se një ditë do të humbasin banesën e tyre tashmë 20 vjeçare, familjet janë ende të paqarta për mënyrën sesi Aluzini do t’i trajtojë dosjet e tyre për legalizimin e banesave. Edhe pse banorët kanë dërguar një lumë shkresash për të nxitur Aluiznin ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Për banorët e rrugës “Frang Bardhi” përveç kësaj zvarritjeje burokratike shumëvjeçare, ka edhe një lajm tjetër të keq ‘të freskët’. Është kriza politike në vend pas djegies së mandateve nga deputetët e opozitës. Në prag zgjedhjesh, apo sa herë ka mosmarrëveshje të forta politike në Shqipëri, fiton terren abuzimi dhe agresiviteti. Administrata bëhet abuzive duke mbyllur njërin sy dhe duke përfituar nga mjegulla e krizës apo zhurmës së zgjedhjeve duke bërë veprime që dëmtojnë interesin publik.

Aq më shumë kur vendi është edhe para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, edhe në mes të një krize politike.

FOTOGALERI

Nga:Brejdon Xhavara

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0