INSTAT nxjerr shifrat: Ja sa shqiptarë kanë emigruar 8 vitet e fundit

INSTAT nxjerr shifrat: Ja sa shqiptarë kanë emigruar 8 vitet e fundit

Që nga viti 2011, janë 356 mijë shqiptarë që kanë zgjedhur të largohen nga vendi për arsye emigrimi, çka është e barabartë me popullsinë e një qyteti

Shqipëria vendi me pagat më të ulëta në Europë. Vetëm 1.3 për qind e të punësuarve në Shqipëri kanë pagë më të lartë se sa 2 milionë lekë në vit
Personat që nuk dëgjojnë:Të privuar nga e drejta për të vazhduar arsimin e mesëm
Rritet papunësia tek ata të diplomuarit, ulet për të pashkolluarit

Që nga viti 2011, janë 356 mijë shqiptarë që kanë zgjedhur të largohen nga vendi për arsye emigrimi, çka është e barabartë me popullsinë e një qyteti të mesëm si Durrësi, apo Fieri.

Shifrat janë publikuar nga INSTAT, i cili ka përditësuar dhe të dhënat për vitin 2018.

Përgjithësisht nga vendi largohen për arsye emigrimi midis 32-55 mijëpersonave në vit, ku numri më i lartë raportohet në 2011-2013, me 50-55 mijë në vit, që përkon dhe me fillimin e periudhës së liberalizimit të vizave.

Në vitet e mëpasshme numri është ulur, duke u luhatur mes 32-40 mijë të larguar në vit.

INSTAT publikon dhe të dhënat për imigrantët, (ata që kthehen në vend), numri i të cilëve ka rënë dukshëm, nga 37 mijë të kthyer në 2011-n, në 23 mijë në 2018-n. Në tetë vjet kanë kthyer në atdhe nga emigracioni rreth 215 mijë persona.

Si rrjedhojë, migracioni neto, dmth diferenca mes atyre që ikin dhe atyre që kthehen, është negative. Nga viti 2016 ka një përkeqësim të treguesit të migracionit neto, që është rritur sërish, pasi numri i të ikurve mbetet i lartë dhe i të kthyerve ka rënë. (shih grafikun).

Që nga viti 2011, popullsia është reduktuar neto me 141 mijë persona, vetëm si rrjedhojë e emigracionit.

INSTAT i mbledh këto të dhëna përmes Anketës së Forcave tëPunës.

Të dhënat të tjera indirekte për numrin e azilantëve tregojnë se numri i personave që kanë kërkuar të emigrojnë mund të jetë shumëmëi lartë. Psh në 2015-n, sipas të dhënave të Eurostat, aplikuan për azil nga Shqipëria rreth 69 mijë persona (në 2015-n, INSTAT raporton 41 mijë emigrantë) . Në total nga viti 2011, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, duke u renditur ndër të parë të botë në raport me popullsinë.

Ndërkohë, numri i atyre që ikin jashtë vendit dhe nuk kthehen më,pa u regjistruar si azilantë, nuk dihet. INSTAT pritet të fillojë Censusin e popullsisë në 2020-n, i cili do të japë një ide më të qartë të popullsisë që ka mbetur në vend dhe asaj që ka emigruar. Sipas të dhënave të deritanishme, emigrantët e ikur në 8 vjet përbëjnë rreth 12% të popullsisë që deklarohet se jeton në vend.

COMMENTS

WORDPRESS: 0