“Inkubatori i Identitetit të të Rinjëve Egjiptianë”

“Inkubatori i Identitetit të të Rinjëve Egjiptianë”

Inkubatori i Identitetit të të Rinjëve Egjiptianë” 25 të rinjë të grupmoshës 18-35 vjec, që i përkasin minoritetit egjiptian morën pjesë në “Inkuba

Heroi i pastrehë ndihmon viktimat e sulmit në koncert
Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë thot…
Edhe më i vogli mes nesh mund të jetë hero i madh. Krimbat që hanë qeset plastike

Inkubatori i Identitetit të të Rinjëve Egjiptianë”

25 të rinjë të grupmoshës 18-35 vjec, që i përkasin minoritetit egjiptian morën pjesë në “Inkubatorin e Identitetit të të rinjëve Egjiptianë”, organizuar në qytetin e Durrësit gjatë periudhës 21-24 qershor 2018.

Programi 4-ditor i ofroi të rinjëve egjiptianë nëpërmjet leksioneve, prezantimeve dhe ushtrimeve praktike nga historianë, studiues dhe ekspertë, njohuri dhe mundësi të eksplorojnë dhe debatojnë mbi historinë, kulturën, identitetin, përfshirjen sociale dhe vlerat e diversitetit që minoriteti Egjiptian sjell në shoqërinë Shqiptare.

Ky aktivitet forcon dhe rritë vetëbesimin dhe ndjenjën e krenarisë midis të rinjve për identitetin e tyre dhe minoritetin që ata përfaqësojnë dhe fuqizon pozicionin e tyre në shoqëri përmes krijimit të një mjedisi ku të rinjtë fitojnë njohuri, debatojnë dhe zhvillojnë kompetencat që mundësojnë marrjen e përgjegjësive dhe angazhimin.

“Shumë të rinj përballeshin me dilemën e identifikimit të karakteristikave për përcaktimin e identitetit tonë egjiptianë – pse jemi egjiptianë? Ky inkubator na ndihmoi se si të dokumentojmë nëpërmjet krijimtarisë identitetin dhe historinë tonë, sot dhe në të ardhmen… dhe të mos mbetemi pre e kurtheve të argumenteve arkeologjikë apo të historive të shkuara…”, u shpreh Ervis Daka, një prej të rinjve. “Unë e ndjej veten time egjiptiane dhe misioni im është të punoj që të rinjtë egjiptianë të ndihen krenarë që janë egjiptianë dhe që shoqëria ta shikoj me ndjesi pozitive dhe vlera këtë identitet”- tha Fatjona Caka, pjesëmarrëse në inkubator.
Inkubatori i Identitetit të të rinjëve Egjiptian mbështetet nga projekti “Fuqizim Ekonomik dhe Social për Romët dhe egjiptianët -shtysë për përfshirjen sociale” i cili financohet nga European Union in AlbaniaBashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0