“I Zoti e jep, Tellalli të diskriminon”!

“I Zoti e jep, Tellalli të diskriminon”!

Nga Gentian Sejrani Një video denoncuese në emisionin "Stop" tregoi sesi trajtohen individët e komunitetit egjiptian dhe rom të punësuar në instituci

Zjarri në fabrikën e riciklimit Tiranë
Tatimet kërkojnë taksën e qirave, çdo shtëpi në bregdet, 15% detyrim për të ardhurat…
GJEDNJ-ja, Ukraina shkeli të drejtat e romëve.

Nga Gentian Sejrani

Një video denoncuese në emisionin “Stop” tregoi sesi trajtohen individët e komunitetit egjiptian dhe rom të punësuar në institucionet publike. Vajza e punësuar si kordinatore e qendrës komunitare në bashkinë e Korçës, shpjegonte jashtë kamerës diskriminimin që i bëhej nga eprori i saj. Ajo ishte e pafuqishme për të reaguar kundër tij, madje kishte vendosur të largohej si zgjidhja më e mirë. Qendra komunitare e ngritur me fondet e ndërkombëtarëve mendohej se do të ishte një mundësi e mirë për zhvillimin e aktiviteteve socio-kulturore të komunitetit rom dhe egjiptian. Por, për shkak të një individi që nuk është dashamirës ndaj këtyre komuniteteve, qendra nuk kryen rregullisht funksionin e saj. Argumenti i dhënë në video sipas tij, ishin pagesat e energjisë elektrike dhe  ujit. Ndërkohë, që sipas informacioneve të dhëna nga një OJF lokale në Korçë, këto shpenzime paguhen nga kjo organizatë për qendrën. Shqetësimi im kryesor mbetet marrëdhënia midis kordinatores (egjiptianes) dhe eprorit. Vajza është punësuar në institucionin e bashkisë nga kryetari i saj, ashtu siç edhe ai. Por, nga video shohim sesi ai e diskriminon vajzën, duke mos i dhënë mundësinë të qëndrojë në vëndin e saj të punës. Kësaj i thonë : “I Zoti e jep, Tellalli të diskriminon”!

COMMENTS

WORDPRESS: 0