I vetëm në mes të katër rrugëve

I vetëm në mes të katër rrugëve

Një i mitur në Zharëz të qytetit të Fierit  ka mbetur i vetëm në mes të katër rrugëve. Në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” është prezantuar historia e

Divorcet në rritje. Shkaku kryesor lojërat e fatit
Çfarë streson në të vertetë prindërit e fëmijëve autikë?
Droni-satelit, mjeti fluturues më i madh në botë

Një i mitur në Zharëz të qytetit të Fierit  ka mbetur i vetëm në mes të katër rrugëve. Në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” është prezantuar historia e trishtë e tij ku theksohet brenga e adoleshentit i cili nuk pranon të largohet nga banesa e prindërve të tij që rrezikohet të shembet nga moment në moment. Sikur të mos mjaftonte kjo , prindërit  janë divorcuar 7 vite më parë dhe babai i tij vuan dënimin  me heqje lirie për shkak të një konflikti familjar . Kushtet e vështira jetësore vihen re që nga shtëpia e rrënuar e deri tek buka e bërë vetë nga ky i ri. Ai përballet i vetëm me këtë realitet të trishtë ku është për të ardhur keq që edhe pse xhaxhallarët ndodhen përballë banesës së tij hezitojnë të kujdesen për të.

COMMENTS

WORDPRESS: 0