I varfër dhe i pashpresë. Ja kush ia riktheu shpresën një babai.

I varfër dhe i pashpresë. Ja kush ia riktheu shpresën një babai.

Protagonistët e radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishin Alfred dhe Diana Zike. Çifti kishin 29 vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmi

Çudia më e madhe 3 ditë zgjat !
Shfaqen zambakët e ujit në liqenin e Belshit
Landfilli në Kavajë, banorët në protesë: “Do na helmojnë”

Protagonistët e radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishin Alfred dhe Diana Zike. Çifti kishin 29 vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve. Prej disa vitesh ata punojnë si misionarë në Kishën Protestante në Shqipëri. Si pjesë e komunitetit të kishës ata kujdesen për të varfrit, të pastrehët dhe për njerëzit të cilët kanë nevojë.

Në vitin 2015 në jetimoren e Sarandës kishin njohur dy motrat, Ermonela, 11 vjeç dhe Aurora, 9 vjeç. Vajzat i kishin hyrë në zemër çiftit dhe dashuria për to i kishte shtyrë që të kërkonin kujdestarinë alternative. Kujdestaria alternative nuk është birësim, por është marrje në kujdestari të fëmijëve deri sa të mbushin moshën madhore.

Gëzimi nuk e pranoi një gjë duke u arsyetuar se me këtë lloj birësimi do vinte një ditë që vajzat mund ta braktisnin atë si baba biologjik.

Emisioni u karakterizua nga përpjekja e pastorit si dhe ajo e drejtueses, Arbana Osmani me dy komisionere të Avokatit të Popullit, për ta bindur Gëzimin që t’i dhuronte dy vajzat te të tjerë prindër, ndonëse me status “të përkohshëm”, por ai nuk pranoi.

Kjo ishte ndodhur dhe para se “beteja” pastor-baba të zhvendosej në studio televizive, dhe organizimi i emsionit ngjante si një kurth ndaj prindit të dy vajzave, për ta vënë atë në sedër e dorëzuar krijesat e tij biologjike. Por ai as para opinionit nuk e pranoi paktin e prindërimit të përkohshëm.

Emisioni shkaktoi një furtunë reagimesh në rrjete sociale, ku dallohej vënia e opinionit në krah të Gëzimit.

Edhe pse Top Channel e serviri në lajmet e saj si diçka normale vijueshmërinë e emisionit pa një “fund të lumtur”, duket se u surprizuam ne. Imami i një prej xhamiave kryesore ne Tiranë e surprizoi duke i ofruar një kontratë pune 5-vjeçare. Ja statusi i imamit në rrjetin social :

Gezimi qe gezoi te gjithe njerezit me qendrimin e tij fisnik mbylli nje kontrate pese vjeçare pra per 5 vite per 40 000 leke afersisht 300 euro kjo neto plus kesaj edhe me siguracione te paguara 7625 leke.

Me interesant eshte fakti se donatori nuk deshiron te behet i ditur; Allahu e bekofte.

Sapo kemi filluar.

Zot mos u perdorte emri yt per tu ndare familjet; prinderit nga femijet;
Zot emri yt u perdorte per dashuri e bashkim.

Amin!

Zoti im bashkoje kete familje edhe çdo familje qe prinderit edhe femijet nuk bashkohen per arsye qe nuk jane arsye.

Amin.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0