I heqin bursën se ka prindin invalid. Ja çfarë ka ndodhur me studentin e Universitetit Politeknik.

I heqin bursën se ka prindin invalid. Ja çfarë ka ndodhur me studentin e Universitetit Politeknik.

Sipas vendimit të qeverisë, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit studentët që ndjekin ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, me formë studimi

E pazakontë në Gjermani, fëmijët protestojnë për prindërit: Luani me ne, jo me telefonat “
Dimri e ka gjunjëzuar edhe më shumë familjen elbasanase.
E papunë, pa djalin dhe pa ndihmë ekonomike.

Sipas vendimit të qeverisë, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit studentët që ndjekin ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, me formë studimi me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë dhe që vijnë nga këto shtresa sociale si: personat që nuk dëgjojnë\shikojnë ; invalidët e punës, familje që trajtohen me ndihmë ekonomike  dhe fëmijët e tyre etj. Pikërisht kategorisë së fëmijëve që kanë prind invalid i  përket një  student i fakultetit të inxhinierisë Elektrike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Andi pohon se për shkak të statusit invalid të të atit, ka plotësuar dokumentacionet e duhura dhe i  ka dorëzuar atje ku i është kërkuar (tek kancelari). Pas shqyrtimit të dokumentave, emri i  tij ishte bërë pjesë e listës së studentëve të përjashtuar nga tarifa e shkollës. E çuditshmja qëndron  që dokumentat i  janë kthyer mbrapsht nga Kancelaria me arsyen se,  përveç dokumentacionit mbi invaliditetin duhet që familja të trajtohet edhe me ndihmë ekonomike. Arsye qesharake,  pasi familjet e personave me ndihmë ekonomike i përkasin një shtrese tjetër  ,ku gjithashtu janë përfitues ndaj tarifës shkollore. Lidhur me këtë rast emisioni investigativ “BOOM” i është drejtuar  Universitetit nga ku është cituar se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi lista e studentëve të këtyre kategorive do të diskutohen dhe do të miratohen në Bordin e Administrimit të UPT. Andi ,por edhe studentë të tjerë të cilët i përkasin këtyre kategorive ndjehen në tension. Duhet theksuar se është  prag sezoni dhe studentët frikësohen se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0