I diplomuar për mësues , sot ‘mësues i bagëtive”.

I diplomuar për mësues , sot ‘mësues i bagëtive”.

Franca, kampione e botës! Kroacia e mbyll me nder …
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, ja si shfaqet situata mediatike ndër vite.
Fëmijet dhe interneti: Ja çfarë thonë statistikat për mbrojtjen e kërcënimeve në internet…

Gazetarja Hoxha ka postuar në Facebook, historinë e kushëririt të saj të rritur jetim, një djalë brilant, por fatkeq i cili edhe pse u diplomuar në gjuhë letërsi, dhe ëndrra e tij ishte të bëhej mësues i njerëve, fati e deshi që ai sot të jetë çoban.

Une kam vite që mbush sytë me lot. Nga pamundësia e një njeriu që unë e dua fort, por nuk e ndihmoj dot. Kurrë skam berënje telefonate. Kurre si kam thene kurrkujt. Pavaresisht se ime me sa here e perdite me thote ” ndihmoje Ajetin , eshte rritur jetim bijo, mbaroi shkollen dhe eshte pa pune”. Ajeti u diplomua per gjuhe letersi. Sa bukur qe shkruan. I mjeri sa lexon. Kush nuk e njeh,kujton se jeton në ajër. Por Ajeti nuk gjeti dot punë si mësues. Askund. Dhe ka perfunduar çoban në një fshat te Vlorës.

U diplomua me shkëputje nga puna, eshte biri i një mësuesi të fortë që na jepte biologjine dikur dhe qe akoma e mbaj mend pasionin e tij per mësimdhënien.Ndërroi jetë nga kanceri, ai i rriti fëmijët pa nënën e tyre.Nëna e tyre ishte tezja ime. Ajeti eshte kushëriri im . Atij duhet t’i jepte dikush nje shans.Shteti ndoshta.Po çrëndësi ka ,  Ajeti sot eshte mësues i bagëtive dhe jo i njerëzve.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0