I del pronari, mbetet pa qendër shëndetësore fshati Prekal në Shkodër

I del pronari, mbetet pa qendër shëndetësore fshati Prekal në Shkodër

Fshati Prekal i njësisë asministrative Postribë në Shkodër ka mbetur në mëshirë të fatit, pasi qendra shëndetësorë që kishin rezultoi pronë private dh

Recetat elektronike ,Problematika në qëndra shëndetësore …
HISTORIA, FSHATI QË HAPI VETË RRUGËN…
TMERR NGA ZJARRET NË GREQI, DYSHOHET SE MES VIKTIMAVE KA DHE SHQIPTARË

Fshati Prekal i njësisë asministrative Postribë në Shkodër ka mbetur në mëshirë të fatit, pasi qendra shëndetësorë që kishin rezultoi pronë private dhe pas gjyqeve të shumta objekti iu dorëzua pronarit të saj. Rreth 150 banorë të këtij fshati kanë mbetur pa marrë asnjë shërbim shëndetsor.

Në raste emergjence i vetmi person ku mund të mbështeten është infermierja e zonës e cila ju vjen në ndihmë. Shqetësimin për këtë problem e ngre kryeplaku i fshatit Marash Pjetra, i cili shprehet se dikush duhet t’i ndihmoje këta banorë pasi bëhet fjalë për një problem jetik.

Kryeplaku Pjetra, thotë se as autoambulancat në shumë raste nuk vijnë, por ajo cka u veshtirëson më tëpër situatën janë edhe postoblloqet nga policia të cilët nuk i lëjojnë të kalojnë me mjetet e tyre. Premtimet gjatë fushatave elektorale kanë qenë të shumta por deri më tani askush nuk ka vënë dorë në këtë fshat.

COMMENTS

WORDPRESS: 0