Hotolishti: Fshati në gjysmë errësirë

Hotolishti: Fshati në gjysmë errësirë

Hotolishti është një nga fshatrat më të varfra në rrethin e Librazhdit . Banorët e këtij fshati vazhdojnë të kenë ende  probleme sociale . Perveç emig

Publikohen tarifat e studimit për vitin e ardhshëm.
10 qytetet botërore më të përshtatshme për zhvillim të inovacionit…
Njohja e diplomave dhe e çertifikatave, firmosen kriteret e reja . Dokumentet për lëshimin e vërtetimit të njësimit…

Hotolishti është një nga fshatrat më të varfra në rrethin e Librazhdit . Banorët e këtij fshati vazhdojnë të kenë ende  probleme sociale . Perveç emigracionit në këtë fshat  ka edhe probleme të tjëra, ku njëri prej tyre është edhe mungesa e furnizimit me energji elektrike . Në shtëpitë e banorëve të fshatit furnizimi i energjisë elektrike nuk i kalon 180 kë . Kjo ka bërë që ekranet e televizorëve të tyre të digjen herë pas here. Lavatriçet dhe frigoriferët e tyre kanë kohë që rrinë të stakuar, pasi nuk punojnë. Banorët ankohen se ky problem ka vite që po ndodh dhe askush nuk po ve dorën në zemër për ti ndihmuar . Ata kërkojnë vetëm ndërtimin e një gabine të re,që të furnizohen normalisht me energji elektrike. Problemin më të madh për ndërtimin e saj e kanë banorët që jetojnë në qendër të fshatit. Përgjegjësi i zyrës së shërbimeve publike në njësinë administrative Hotolisht Sami Alliu, shprehet se banorët kanë të drejtë ,por në mungesë të fondeve projekti që kemi përgatitur për ndërtimin e gabinës së re,ende nuk ka filluar . Me të ardhur fondi ne do të nisim menjëherë për ndërtimin e gabinës së re.

Sami Alliu : “Ne kemi bërë një kërkesë bashkë me banorët dhe kryeplakun e lagjes dhe ja kemi dërguar drejtorise së OSHE-së në Librazhd dhe në Elbasan . Gabina më parë ka qënë por me ndërtimin e rrugës së re që u ndërtua ajo u eleminua “.

Nga ndërtimi i gabinës së re do të ketë përmirësim të energjisë elektrike edhe në lagjet e tjera të fshatit .

COMMENTS

WORDPRESS: 0