Historia e trishtë e Denisit, 17- vjeçarit që nuk do të mund të ecë kurrë

Historia e trishtë e Denisit, 17- vjeçarit që nuk do të mund të ecë kurrë

Durrës:Tregu i fruta-perimeve pa kushte higjeno-sanitare
Shqipëria thyen rekord, ka numrin më të madh të të rinjve të papunë në kontinent
“Minoritetet”, ndryshon projektligji,  tashmë Shqipëria bëhet me 9- të minoritete

Historia e Denisit është një histori shumë ndryshe nga të tjerat. Ai është vetëm 17 vjeç, por prej shtatë vitesh qëndron në shtrat për shkak të një sëmundjeje të rrallë.
17- vjeçari është diagnostiguar me “Diskopi muskulare”, e cila është një sëmundje që prej 1 në 10.000 persona, në moshën 10- vjeçare. Por sëmundjen e tij, e cila është e pashërueshme e vështirëson akoma edhe më shumë mjerimi i plotë në të cilën familja jeton.
Ndërkohë nëna e 17- vjeçarit shprehet se gjatë 10 viteve të fundit djali ka patur shumë probleme të cilat shpesh herë shoqëroheshin edhe me dhimbje të mëdha. Nëna e Denisit tregon se ai vuan edhe nga problemet me zemrën dhe deformimin e kockave.
Gjendja e vështirë ekonomike ku familja e Denisit jeton, e bën akoma edhe më të vështirë përballimin me sëmundjen. Babai i tij shprehet se familja pothuajse mbahet me kempin e djalit, pasi punë për të nuk ka.
“Mbahemi vetëm me kempin, marrim ilaçet e tij, të cilat shkojnë 170 mijë lekë vete ilaçi, paguajmë drita dhe ujë, ndonjëherë po doli puna shkojmë, por është shumë vështirë për punë se nuk ka”, thotë babai i tij.
Familja e 17- vjeçarit u detyrua të zhvendosej nga fshati Arrës e Madhe drejt qytetit të Memaliajt, për të patur sa më afër shërbimin mjekësor që djaloshi ka të nevojshëm. Ndërkohë vetë Denisi shprehet se hera e fundit që mban mend se ka ecuar ka qenë kur jetonte në fshat.
Edhe pse sëmundja nga e cila vuan djali i vetëm i kësaj familjeje është një sëmundje e pashërueshme, kjo familje ka nevojë për vëmendjen e shtetit jo për luks por për të përmirësuar sadopak jetesës e djalit të tyre, fundi i të cilit tashmë është i ditur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0