Historia e trishtë e 13-vjeçares nga Korça.Të lypësh për mbijetesë

Historia e trishtë e 13-vjeçares nga Korça.Të lypësh për mbijetesë

Pianisti i pëllumbave; I moshuari që jeton mes muzikës dhe shpendëve
Familja Halili mes varfërisë dhe “qiellit të hapur”
“E harruara”. E verbër dhe e braktisur nga fëmijët. Ja apeli i saj për ndihmë

Rasti i Kristinës nga Korça është i atij lloji që na përplas fytyrën realitetin e hidhur shqiptar.
Nëse shumica e fëmijëvë pas shkollës vrapojnë për në shtëpi që të hanë një vakt të ngrohtë, Kristina 13-vjeçe duhet ta sigurojë vetë më parë.

I ati i saj nuk jeton, ndërsa mamanë e ka sëmurë. Pasi mbyll librat në përfundim të mësimit del në rrugët dhe qendrën e qytetit të Korçës për të lypur.

Rasti i Kristinës është trajtuar nga “TCH” dhe në një intervistë vogëlushja shprehet:

Kemi dalë për bukë! Duam të bëjmë lekë që të blejmë bukë se nuk kemi bukë në shtëpi! Jam në klasë të pestë. Na kanë hequr byrekun dhe pican që hanim në shkollë. Unë bëj nga 5 mijë, nga 10 mijë në ditë, po duhet të paguajmë edhe dritat. Vij nga shkolla, lë çantën dhe dal lyp pastaj. I paguaj rregullisht dritat.”
Kristina shoqërohej edhe nga dy fëmijë tjerë, por që janë marrë nga një e rritur sapo kanë parë kamerën dhe mikrofonin. Por, Kristina jo. Kamera e Fiksit ishte në banesën e saj, thuajse të rrënuar, ku mungojnë orenditë dhe nuk ka asnjë mjet ngrohës.

Kristina thotë:

Ngrohemi me kuvertat!”
E ëma e Kristinës hap frigoriferin, por në të janë vetëm dy kokrra vezë dhe asgjë tjetër.

Ajo shprehet:

Më vjen keq që e nxjerr Kristinës në rrugë për të lypur, por nuk kam me çfarë ta ushqej. Ata të asistencës me thonë që mos e nxjerr gocën në rrugë, por u them që nuk kam me se ta ushqej. Më jepni ju, u them.”
Pra, si ishte ajo puna e heqjes së asistencës sociale për mijëra familje në mbarë Shqipërinë?

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0