Heroi i pastrehë ndihmon viktimat e sulmit në koncert

Stephen Jones, një njeri i pastrehë i cili ishte jashtë Stadiumit të Manchesterit, kur ndodhi sulmi vdekjeprurës i së hënës, është duke u përshënd

Ushqimet e shpejta shkaktojnë kancer tek fëmijët
Ndotja nga plastika…
Selenicë / Punëtorët e ujësjellësit në protestë , 8 muaj pa marrë rrogat…

Stephen Jones, një njeri i pastrehë i cili ishte jashtë Stadiumit të Manchesterit, kur ndodhi sulmi vdekjeprurës i së hënës, është duke u përshëndetur si një hero pasi ai ndihmoi të plagosurit për tu larguar nga skena.

“Së pari degjova një zhurmë, mendova se ishte një lloj zjarri, dhe pastaj ndodhi një shpërthim i madh. Të gjithë filluan të bërtisnin dhe të vraponin. Unë dhe bashkëshortja  ime u ngritëm dhe filluam të vraponim.  Ne kuptuam se çfarë kishte ndodhur dhe u kthyem mbrapa pasi pamë  gra dhe fëmijë që po dilnin të gjakosur” tha Jones  për CNN, ITN.

“Ne jemi njerëz, ende kemi një zemër, ne ende kemi atë instinkt për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë për ndihmë dhe kjo është ajo që po bëjmë. Ishin fëmijë, shumë fëmijë të mbuluar  me gjak  duke qarë dhe duke bërtitur. Nëse nuk do të ndihmoja, unë nuk do të isha në gjendje t’ia falja vetes time nese do ikja dhe do ti lija fëmijët ashtu “-u shpreh Jones.

Ne fshinim gjakun nga fytyrat e fëmijëve. E kisha fjalën  për një vajzë të vogël e cila ishte e mbuluar me gjak. Nëna e saj po bërtiste dhe një djalë shkoi tek ajo dhe  hoqi trikon  vajzës  dhe pamë se ishte  gjaku i dikujt tjetër mbi të. Jones u shpreh se si ai bashkë me një shok po ndihmonin një grua që ishte e mbuluar me gjak ndërkohë që po priste që ambulanca të mbërrinte.

Akti i tij heroik nuk ka humbur në mediat sociale ku një grua krijoi një llogari në sajtin për bamirësi “Just Giving” i cili e dyfishoi shpejt objektivin prej $ 650.

Llogaria e Jones dhe veprimet do të ngrenë në qendër të vëmendjes problemin në rritje të të pastrehëve të Mançesterit. Kryebashkiaku i sapozgjedhur i Mançesterit, Andy Burnham, është zotuar të dhurojë 15 përqind të pagës së tij për  bamirësi  në ndihmë të pastrehëve. Jones tha se shumë njerëz të pastrehë flenë shumë keq në zonën  ku ndodhi sulmi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0