Hemiplegjik-I paaftë për ti shërbyer vetes,shoqëruesin ua ndalon ligji

  Vendimi i Këshillit të Ministrave u jep të drejtë të përfitojnë një pagesë prej 9 mijë lekësh në muaj , paraplegjikëve dhe tetraplegjikë

Me 3 klase shkollë, por propozimet që jep për zgjidhjen e papunësisë të lënë pa fjalë…
Legalizimet , problem zonat e rendesise se veçante.
Historia që ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën…

Rezultate imazhesh për hemiplegjik

 

Vendimi i Këshillit të Ministrave u jep të drejtë të përfitojnë një pagesë prej 9 mijë lekësh në muaj , paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, ndërkohë nuk përfshin hemiplegjikët. Këta të fundit janë njësoj të paaftë si kategoritë që përfitojnë. Emisioni Fiks Fare solli rastin e një të sëmuri me hemiplegji nga qyteti i Poliçanit.

Djali i të sëmurit ankohet se përse babai i tij nuk përfiton shoqërues, përderisa ai është i paaftë për t’i shërbyer vetes së tij.

Elton Nazëri thotë se prej 4 vitesh po përballen me vështirësi shumë të mëdha me të atin, pasi ka mbetur i paralizuar dhe është diagnostikuar si hemiplegjik. Ai ka të paralizuar anën e djathtë, ndaj nuk është i aftë as të kryej nevojat e tij personale.

Nazëri tregon se pagesa prej 17 mijë lekësh që i jep shteti nuk arrin të mbulojë as nevojat e të sëmurit. “Për dy javë i kam marrë 7200 lekë ilaçe, plus çdo ditë është me pampers, ato para që ai merr nuk mbulojnë as shpenzimet e tij”, thotë Eltoni. se do i kishte të dyja këmbët të paralizuara.

Mjeku neurolog, në qytetin e Beratit i cili ka ndjekur rastin e babait të Eltonit thotë  se të sëmurët me hemiplegji janë njësoj të paaftë si paraplegjikët dhe tetraplegjikët, por është ligji ai që i ndalon që të trajtohen me shoqërues. “Unë i kam bërë edhe një letër kryeministrit Edi Rama para 2 vitesh pikërisht për këtë problem, por akoma nuk kam marrë një përgjigje”, shprehet mjeku neurolog.

Edhe pse në vitin 2007 u morë vendimi që paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve përfitojnë shoqërues , kategoria e hemiplegjikëve nuk u përfshin në këtë ligj.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0