Helmoi dasmorët, mbyllet restoranti në Elbasan

Menjëherë pas informacionit se janë helmuar 39 persona në një lokal dasme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka

Pelikani kaçurrel, Xhoni Malko
Shëndetësia, shqiptarët paguajnë më shumë nga xhepi për t’u kuruar
Shteti Suedez do të paguajë dëmet historike për komunitetin Rom

Helmoi dasmorët, mbyllet restoranti në Shqipëri

Menjëherë pas informacionit se janë helmuar 39 persona në një lokal dasme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar kushtet e rënda higjeno-sanitare në subjekt.

Konkretisht, trupa inspektuese e AKU-së së Elbasanit në bashkëpunim me Krimin Ekonomik, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme kanë bërë verifikimin e kushteve dhe prezencës së produkteve sidomos atyre me origjinë shtazore të gjendura në një  subjekt në  qytetin e Elbasanit me aktivitet restorant. 39 personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi, kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti i lartpërmendur.

Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjieno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri), transmeton tch.

Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish vici,40 kokrra veze, 25 kg mish gici,5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë të Salmonelës.

Për sa më sipër u mora masa administrative bllokim i menjëhershëm i aktivitetit deri në daljen e përgjigjes së analizave si dhe masë administrative me gjobë në vlerën 700.000 lekë.

 

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0