Helmim në fasoneri në Durrës: 16 gra të dëmtuara

    Trembëdhjetë punonjëse të një fasonerie në qytetin e Durrësit janë paraqitur sot në spitalin e Durrësit, duke shfaqur simptoma

FMN: Shqipëria me infrastrukturën më të dobët në Ballkan
Partizani reagon ndaj vendimit
LUGINA E KATIT TË FUNDIT … : ATY KU SHKON NË PUNË ME TELEFERIK

 

grat e helmuara fasone

 

Trembëdhjetë punonjëse të një fasonerie në qytetin e Durrësit janë paraqitur sot në spitalin e Durrësit, duke shfaqur simptomat e helmimit. Sipas burimeve në Durrës, punonjëset janë të gjitha gra, punonjëse të një ndërmarrje fasone.

Fillimisht në spital janë paraqitur 10 punonjëse, ndërkohë që pas një ore janë paraqitur dy 3 punonjëse të tjera.

Mes punonjëseve të cilat kanë shfaqur shenjat e helmimit është dhe një grua shtatzëne. Dyshohet se shkak për këtë helmim masiv është bërë rrjedhja e gazit të kondicionerit të ndërmarrjes.

Pacientet kanë paraqitur simptoma, si gjendje të fikëti, këputje dhe të vjella. Sipas informacioneve mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit që po verifikojnë shkaqet e këtij helmimi të punonjëseve të fasonerisë.

Ndërsa policia pak orë pas ngjarjes në një njoftim për mediat ka bërë me dije se numri i të dëmtuarave ka shkuar në 16.

“Sot kanë shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, 16 punëtore të një rrobaqepësie në afërsi të mbikalimit të Fllakës. 9 prej tyre dolën nga spitali pasi morën ndihmën e parë, ndërsa 7 shtetase ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se shkak ishte rrjedhja e gazrave në tubin e aspirimit, që nxjerr jashtë gazrat e kaldajës së hekurosjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.

Po ashtu nga ana Inspektoratit të Mjedisit është marrë masa pezullim për aktivitetin e firmës fason ku ishin të punësuara gratë që u helmuan sot.

Burime nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, bëjnë me dije se arsyeja e këtij pezullimi është se dyshohet që nuk i plotëson kriteret higjienikë për ushtrimin e aktivitetit me vendim të ndërmjetëm deri në marrjen e përgjigjes së analizave nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0