Harresa e Qeverisë prek mijëra familje në nevojë për energjinë elektrike

Harresa e Qeverisë prek mijëra familje në nevojë për energjinë elektrike

Në vitin 2015 Qeveria Shqiptare miratoi ligjin “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, nenin 95 i të cilit parashikon 'trajtimin e veçantë' të familjeve

“Me aftësi të kufizuar, por jo i paaftë për të punuar”
A do të ishe ti i qetë nëse qeveria jote do të kishte të gjithë të dhënat e tua?
Mungesa e medikamentit antialergjik, shkaktoi vdekjen.

Në vitin 2015 Qeveria Shqiptare miratoi ligjin “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, nenin 95 i të cilit parashikon ‘trajtimin e veçantë’ të familjeve në nevojë. Ligji i ngarkonte qeverisë përgjegjësinë për të miratuar vendime të cilat do të mundësonin mbështetje për të varfrërit.

Kanë kaluar tre vjet dhe, sipas hulumtimeve të informim.al, familjet në nevojë ende nuk kanë përfituar nga ky ligj. Çfarë e ka penguar Qeverinë që të zbatojë një ligj tashmë të vjetër, që e ka miratur vetë?

Informim.al ka e ka kërkuar përgjigjen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në një prononcim ‘burokratik’ MIE bën me dije se“ky është një proces i cili duhet të iniciohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për energjinë, Ministrinë e Financave, dhe në konsultim me ERE-n e grupet e interesit, harton kriteret, procedurat për përfitimin e statusit të klientit në nevojë dhe mënyrën e trajtimit të tyre, të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Nga i njëjti institucion sqarojnë se është përgatitur draft-urdhri «Për krijimin e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e kritereve dhe procedurave për përfitimin e statusit të klientit në nevojë dhe mënyrën e trajtimit të tyre, në zbatim të nenit 95 të ligjit 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, i ndryshuar» ku janë përcaktuar edhe përfaqësuesit e saj në këtë proces, i cili i është dërguar MSHMS-së dhe MFE-së, për procedim të mëtejshëm nëpërmjet shkresës Nr. 5807/7 Prot. datë 04.12.2018 “Mbi krijimin e GNP-së për hartimin e kritereve dhe përcaktimin e procedurave për përfitimin e statusit të klientit në nevojë”.

 Po të vini re datën e shkresës së cituar më sipër, i përket 4 dhjetorit të vitit të shkuar, çka dëshmon se Ministria e Energjisë është vënë në lëvizje 3 vjet pas daljes së ligjit, ndoshta e shtyrë edhe nga interesimi i medias, në këtë rast i informimi.al.

 “Aktualisht jemi në pritje të dërgimit të emrave të përfaqësuesëve të MSHMS-së dhe MFE-së për këtë proces”, përfundon sqarimi i Ministrisë së Energjisë.

 Këto tre vite të ngecura në ngadalësi burokatike të institucioneve përgjegjëse kanë qenë të zhytura në terr për shqiptarët që e kanë të pamundur përballimin e kostos së energjisë elektrike. Mijëra familje të varfëra, në vështirësi për të përballuar faturën e energjisë elektrike, janë ballafaquar me të jetuarit pa drita ose të kryerjes së lidhjeve të paligjshme, duke rrezikuar dënime penale.

                    Foto:Brejdon Xhavara

 

-Kam paguar faturat e energjise elektrike dhe ende nuk më kanë vënë lidhjen për dritat, çfarë të bëj unë, me sëmundje në shtëpi, detyrohem të lidh energjinë elektrike në shtyllë pasi duam të gatuajmë, të mbushim ujë, këto janë jetësore për mua-shprehet Fatmira nga Baltëza e Fierit për Informim.al

 

Të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë tregojnë së në vitet 2016-2017 janë evidentuar 2010 vepra penale për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Të arrestuarit janë 491 persona, 71 janë ndaluar, 1079 persona janë ndjekur penalisht në gjendje të lirë, ndërsa 385 të tjerë janë shpallur në kërkim

Sipas të dhënave të OSHEE-së rreth 250 mijë familje shqiptare kanë lidhur akt-marrëveshjen për të paguar detyrimet e prapambetura. Shumë prej familjeve në nevojë nuk kanë një punë të qëndrueshme për të siguaruar të ardhura të mjaftueshme mujore për të përballuar shpenzimet, ndërsa një pjesë tjetër e tyre trajtohen me ndihmë ekonomike. Kjo pamundësi për t’i shlyer rregullisht detyrimet e prapambetura ndaj OSHEE-së çon në raportim e cituar më lart të Drejtorisë së Policisë.

Nga Avokati i Popullit  mësojmë se janë më shumë se 80 000 familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe janë borxhlinj ndaj OSHEE-së.

 

                       Foto:Informim.al

Ne skemi bukë në shtëpi, nuk kemi mundësi të paguajnë faturën e energjisë elektrike, vetë jam sëmurë, fëmijët janë pa punë dhe ata dalin të mbledhin bidona dhe e shumta që fitojnë janë 3-4 mijë lek të vjetra, më këto lek çfarë të paguajë më parë ilaçet apo të hajmë bukë, ne  nuk i paguajnë dot faturën e energjisë elektrike, thotë për Informim.al Flutura nga Elbasani

 

Intervista me Juristin Z.Gentian Sejrani, e gjeni me audio

 

Juristi Z.Sejrani shpjegon se Neni 95   është ndihmë financiare nga buxheti shtetit për familjet e varfëra, me qëllim sigurimin e energjisë elektrike për ato.

 

Në një shkresë zyrtare Qendra Ligjore e Fondacionit Shoqëria Hapur Për Shqipërinë ka rekomanduar pranë Ministrisë së Infrastukturës dhe Energjisë  për nenin 95 të ligjit 95/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike “ se qeveria duhet të kompesojë financiarisht familjet në nevojë  me 2,394.00 lekë në muaj, ata kanë rekomanduar që të parashikohet një ulje vit pas viti duke patur parasysh pastrimin e skemës së ndihmës ekonomike sikurse dhe efektivitetin  në rritje të programeve të nxitjes së punësimit.

Kerkese drejtuar Ministrive – VKM per klientet ne nevoje Më tej ata shtojnë seVitet e fundit janë bërë përpjekje për disiplinimin e sektorit të energjisë elektrike të cilat kanë siguruar rezultate pozitive në performancën financiare të sektorit, por nga ana tjetër në mungesë të një skeme mbrojtje efikase janë shkaktuar pasoja të rënda ndaj të drejtës për aksesin në energjinë elektrike për familjet e varfra, gjë që ka kontribuar në vështirësi serioze të përmbushjes së nevojave bazë të lidhura me ndriçimin, aksesin në informacion, ruajtjen e shëndetit etj.

Gjykojmë se zbatimi i një skeme që do të bënte të zbatueshëm nenin 95 të Ligjit 43/2015 “Per sektorin e energjisë elektrike” do të siguronte njëherazi një arkëtim të përmirësuar të detyrimeve të energjisë elektrike si pasojë e krijimit të kushteve për abonentët në nevojë për t’ju përgjigjur detyrimit financiar sikurse do te ndikonte ne uljen e shpenzimeve publike në funksion të dënimit të kundravajtësve të shtyrë nga pamundësia ekonomike për të përballuar faturën e energjisë elektrike.

Studime të shumta dëshmojnë se që në një familje me 4 anëtare të përmbushë nevojat elemtare për ndriçim, informim dhe gatim nevojiten të paktën 200 Kilovatorë energji elektrike në muaj, dhe një familje që trajtohet me ndihmë ekonomike merr maksimalisht 8000 lekë në muaj, ndërkohë sipas OSHEE këto familje shpenzojnë mesatarisht 2300 lekë në muaj energji elektrike e cila është sa 30% e të ardhurave të tyre mujore

 

Autor:Brejdon Xhavara

COMMENTS

WORDPRESS: 0