Gramsh: Papunësia, plaga më e madhe sociale

Një nga problemet më të mprehta të banorëve në Gramsh është papunësia. Çdo muaj në zyrat e punës paraqiten të paktën 1000 deri në 1200 punkërkues.

Gramsh, banorët: Infrastruktura, pengesa për shërbimet mjekësore
Kuota ditore e ushqimit e ulët në spitalet e bashkive
“Hamë përshesh me ujë”. Ja historia e trishtë e familjes nga Gramshi

Rezultate imazhesh për zyra e punes.gramsh

Një nga problemet më të mprehta të banorëve në Gramsh është papunësia. Çdo muaj në zyrat e punës paraqiten të paktën 1000 deri në 1200 punkërkues. Për të zbehur fenomenin social vitin e kaluar zyrat e punës në bashkëpunim me Ministrin zbatuan dy projekte për nxitjen e punësimit. Vetëm falë projektit të parë u punësuan 8 gra, kurse në atë të dytin fatkeqësisht nuk mundën të punësohen asnjë individ. Drejtorja e zyrës së punës Besmira Braçe bën me dije se projektet e punësimit për këtë vit ende nuk kanë nisur, ndërsa shton se situata për këtë vit është edhe më problematike. “ Në zyrën e punësimit Gramsh, mesatarisht çdo muaj ka afërsisht 1000-1200 punkërkues që paraqiten në zyrën e punës për të kërkuar një punë. Gjatë vitit 2018 nga ana e zyrës së punës Gramsh,është bërë një punë e vazhdueshme për njohjen e situatës mbi tregun e punës, kërkesat dhe nevojat e bizneseve për punësime. Çdo specialist i shërbimeve ka një plan personal të vizitave në subjekte privat. Ky plan vizitash konsiston në qëndrimin sa më afër biznesit,për të njohur jo vetëm nevojat që ato kanë për punësime, por edhe prirja që kanë bizneset në të ardhmen. Gjatë vitit 2018 ne jemi përpjekur të realizojmë objektivat që na ka vendosur Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Në 2018 krahasuar me 2017 kemi patur 20% më shumë punësime. Zyra vendore e punësimit Gramsh në vitin 2018 pati dy projekte,VKM 47 që është një program i nxitjes se punësimit nëpërmjet formimit në punë. Ne çuam 15 gra në këtë projekt, nga të cilat 8 kanë filluar punë. Pjesa tjetër ishte VKM 873 që është një program i praktikave profesionale për të sapodiplomuarit. Këto sapo kanë mbaruar praktikën dhe shpresojmë që të realizojmë një punësim të tyren në të ardhmen . 2019 ka filluar pak dobët, megjithëse jemi brënda objektivave  unë e kam realizuar objektivat për dy mujorin e parë” . Vitet e fundit numri i të punësuarve nëpërmjet zyrës së punës shkon në 84 persona, numër ky jo shumë premtues nëse i referohemi nevojave që ka. Këtë vit në zyrën e punës janë punësuar vetëm 10 persona.

COMMENTS

WORDPRESS: 0