Gramsh: Banorët braktisin fshatrat nga mungesa e infrastrukturës rrugore

Mungesa e infrastrukturës rrugore ka bërë që shumë fshatra malorë të braktisen  nga banorët,e kryesisht nga të rinjtë. Një ndër ta është fshati Ll

Familjarët dhe aktivistët kërkojnë:” Drejtesi për Enea Ftoj”…
Për çfarë kërkon BE-ja reciprocitet me SHBA-në ?
Intervista e vëllait të Enea Ftoj..

Imazh i ngjashëm

Mungesa e infrastrukturës rrugore ka bërë që shumë fshatra malorë të braktisen  nga banorët,e kryesisht nga të rinjtë. Një ndër ta është fshati Llapushaj , në qëndrën administrative Poroçan,në Gramsh. Dikur në këtë fshat jetonin rreth 200 familje, ndërsa sot vetëm 25. Sipas banorëve kanë mbetur vetëm të varfërit .

“Jetën e bëjmë si mos më keq, sidomos me këtë rrugë . Kalojmë me çizme rrugën  jemi shumë keq.Nuk kujtohet njeri për ne këtu  që jemi dhe pak banorë . Shkaku që janë larguar banorët janë prej fëmijëve ,se nuk mësohet këtu”.

“2-3 të rinj janë këtu. Ujë ska, rrugë ska”.

Për gjithçka në fshat përdoret kafsha dhe forca e krahut ,e ndërsa banesat janë shekullore nuk sheh asnjë ndërtim të ri. Në rrugicat dhe banesat takon  vetëm të moshuar , ndërsa të rinjtë ata që kanë familje janë larguar në emigrim . Në raste gëzimi hidhërimi dhe sëmundje gjithçka bëhet me mjete primitive si në kohët Ilire. Për të mbërritur në qytet banorëve ju duhet të udhëtojnë me kafshë  ose në këmbë për afro 2 orë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0