Golem/ Fshati nuk pastrohet nga mbeturinat

Golem/ Fshati nuk pastrohet nga mbeturinat

Banorët e fshatit Golem, pjesë e njësisë administrative Rrethina, prej disa mujash vuajnë nga depozitimi i mbeturinave në rrugën kryesore të fshatit.

E përzuri djalin e vogël nga dyqani, kurse pas 15 minutave …
Pogadec/Merr zvarrë me makinë 11-vjecaren
Avokati i Popullit përkujton 3 dhjetorin, ditën ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuar.

Banorët e fshatit Golem, pjesë e njësisë administrative Rrethina, prej disa mujash vuajnë nga depozitimi i mbeturinave në rrugën kryesore të fshatit.

Mbeturinat i gjen të shpërndara në hapësirën e kësaj lagjeje, e cila nuk i ngjan pjesës tjetër të fshatit. Banorët të lodhur nga kjo gjendje kanë bërë ankesa pranë institucioneve përgjegjëse por akoma nuk kanë marrë një përgjigje konkrete.

Nuk është hera e parë që Golemi vuan nga vëmendja e institucioneve vendore. Prej kohësh, banorët e fshatit atje janë ankuar nga mungesa e ujit të pijshëm, nga infrastruktura e dobët dhe mospastrimi i mbeturinave.

Të mobilizuar për të zgjidhur probleme të tilla, banorët kërcënojnë me ngritjen në protestë dhe bllokimin e rrugës kryesore të fshatit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0